9.4 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të hënën dhe të martën priten reshje shiu, me intensitet më të theksuar gjatë ditës së hënë, ndërsa të martën reshjet do të jenë më të dobëta dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit.

Këto reshje do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve hidrologjike dhe do të kenë ndikim pozitiv në sektorin e agrometeorologjisë.

Tutje, IHMK-ja bën të ditur se mëngjeset pritet të jenë relativisht të ftohta, me mundësi për paraqitje të mjegullës në orët e para të ditës.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe juglindjes.

E hënë

Moti kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të variojnë nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 15-18 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në shtatë metra në sekondë.

E martë

Moti i vranët dhe me interval diellore. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi një deri në pesë metra për sekondë.

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të variojnë nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 16 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi një deri në pesë metra për sekondë.

E enjte

Mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të ndryshojnë nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 13 deri në 15 gradë Celsius. Era do të fryjë nga juglindja, me shpejtësi një deri në tri metra për sekondë.

E premte

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të sillen nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 13 deri në 15 gradë Celsius. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Ndërprerje me furnizim me ujë në disa lagje të Prizrenit pas reshjeve të dendura

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të reshjeve të dendura dhe prurjeve të mëdha të ujit, është shkaktuar turbullim...

Vashat e Bashkimit fitojnë derbin ndaj Pejës 03

Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, skuadra e Bashkimit ka arritur fitore të rëndësishme në kuadër të Superliga Femrat, duke mposhtur Peja 03 me...

Lajmet e Fundit