Parashikimi i motit për këtë javë, temperaturat deri në 35 gradë

Java e parë e verës do të filloj me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

 

Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

Do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e marte ku vranësirat do të jen më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende, transmeton Klankosova.tv.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.

Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit.

Të kujtojmë se stina e verës astronomike fillon ditën e marte, dt. 21.06.2022 në orën 11:13.

 

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Fatmir Limaj: Fitore! Faleminderit Malishevë

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së kutive të votimit, duke shpallur fitoren në atë që historikisht konsiderohet si bastioni...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit