Si në çdo vit të ri, edhe në vitin 2018 çdo njeri shpreson për një jetë më të mirë, më të mbarë, më të begatë dhe me më shumë para. Por, kjo nuk është e njëjtë për të gjithë. Shumë sportistë nuk është se kanë nevojë t’i thellojnë edhe më shumë xhepat e tyre. Ata kanë krijuar të ardhura të mjaftueshme, madje edhe për ta kaluar tërë jetën. Ua sjellim 25 sportistët më të pagur në histori të sportit
Të ardhurat marramendëse nga sporti janë duke u rritur çdo vit e më shumë, shkruan zeri.info.
Sporti tanimë është bërë një biznes mjaft fitimprurës në tokë.
Sportistë të sporteve të ndryshme anembanë botës kanë krijuar pasuri të jashtëzakonshme përgjatë karrierës së tyre.
Ne ua sjellim 25 sportistët më të paguar në histori të sportit.
1. Michael Jordan, 1.85 miliard dollarë
Jordan ende mban primatin në listën e sportistëve më të pasur, falë marrëveshjeve të tij me “Gatorade”, “Hanes”, “Nike” dhe “Upper Deck”, por ajo që e bëri atë miliarder ishte investimi në klubin Charlotte Bobcats (tani Hournets) në vitin 2010. Jordan arriti t’i rrisë aksionet e tij në 90% në vitin 2013 dhe ekipi tani vlen 780 milionë dollarë.
2. Tiger Woods, 1.7 miliard dollarë
14 herë fituesi i trofeve më të mëdha në golf ka luajtur në vetëm 18 gara zyrtare që prej vitit 2014 për shkak të një serie të lëndimeve. Sponsorët ende shohin vlerë në partneritetin e tyre me Woodsin. “TaylorMade”, “Bridgestone” dhe “Monster Energy” janë vetëm disa prej sponsorëve të ri të amerikanit.
3. Arnold Palmer, 1.4 miliard dollarë
Palmer ka ndërruar jetë në shtator të vitit 2016, por pasuria e tij u shtua për 40 milionë dollarë gjatë 12 muajve. Më shumë se 400 dyqane shesin markën “Arnold Palmer” në Azi, madje ka plane që të hapen edhe në vende të tjera si Tajlandë dhe në Vietnam.
4. Jack Nicklaus, 1.2 miliard dollarë
Kompania e tij e projektimit ka përgjegjësi në 41 shtete. Gjithashtu, përveç kësaj, perandoria biznesore e Nicklaus shtrihet edhe në pasuritë e patundshme, verë, akullore, akademi të golfit dhe shumë gjëra të tjera
5. Michael Schumacher, 1 miliard dollarë
Shëndeti i Schumacherit ka qenë i pasigurt që prej vitit 2013, kur kishte pësuar një aksident në Alpe dhe kishte rënë në komë. Ish-piloti i Formula 1 kishte dominuar në këtë sport, duke fituar shtatë tituj dhe është në listën e sportistëve më të pasur të revistës prestigjioze “Forbes” që prej vitit 1990.
6. Phil Mickelson, 815 milionë dollarë
Mickelson ka marrëveshje me “Amgen”, “ExxonMobil”, “KPMG”, “Rolex”, “Graybawk” dhe “Greenbrier”, kurse së fundmi ka krijuar partneritet edhe me bankën “Intrepid Financial Partners” dhe me institucionin financiar “Workday”. Të ardhurat e tij prej 84 milionë dollarësh nga karriera e tij sportive e rendisin të dytin të të gjitha kohërave. Të qenit i dyti pas Tiger Woods ka qenë mjaft fitimprurës për të, i cili për herë të parë e kaloi rivalin e tij në vitin 2015.
7. Kobe Bryant, 800 milionë dollarë
Të ardhurat e tij gjatë karrierës sportive ishim ndër më të lartat nga të gjithë atletët. Bryant kishte rrogën më të madhe në NBA në gjashtë edicionet e fundit të karrierës së tij. Pas karrierës së tij në basketboll ai ka themeluar kompaninë e tij “Kobe Inc” dhe firmën “Bryant Stibel”, me një kapital prej 100 milionë dollarësh.
8. David Beckham, 800 milionë dollarë
Vitet më të mira për Beckhamin kanë ardhur pas pensionimit të tij nga futbolli, falë marrëveshjeve me “Diage” për ta hedhur në treg uiskin skocez të quajtur “Haig Club” dhe markës së tij Beckham.
9. Floyd Mayweather, 785 milionë dollarë
Këto shifra nuk përfshijnë të ardhurat e tij nga meçi kundër Conor McGregor në muajin gusht. Të hyrat e tij nga ai meç e bëjnë amerikanin sportistin e gjashtë me përfitim njëmiliardësh.
10. Shaquille O’Neal, 735 milionë dollarë
O’Neal hyri në botën e biznesit fuqishëm vitin e kaluar në Grupin Autentik të Markave. Ai ua dha atyre të drejtën për ta përdorur emrin e tij në këmbim të një të ardhure të lartë. Linja e shitjes së këpucëve sportive “Shaq” ka shitur më shumë se 120 milionë palë të tilla.
11. LeBron James, 730 milionë dollarë
Ylli i NBA-së ia shtoi vetes marrëveshjet me “Intel dhe “Verizon” këtë vit, ndërsa ende i mban ato me “Nike”, “Coca-Cola”, “Beats by Dre” dhe “Kia Motor”. Mbreti James zotëron aksione në “Blaze Pizzas”, biznes i ushqimit me rritjen më të shpejtë në histori.
12. Cristiano Ronaldo, 725 milionë dollarë
Ronaldo është duke rritur të ardhurat e tij dhe është sportisti më i paguar i dy vjetëve të fundit. Kontrata e rinovuar me Real Madridit do t’i rrisë edhe më shumë të ardhurat e tij si futbollist.
13. Greg Norman, 705 milionë dollarë
Ashtu si Shaquille O’Neal dhe Muhammad Ali, Norman shiti licencën për të drejtat e tij tek Grupi Autentik i Markave në mars. Kompania e Normanit ka ruajtur kontrollin në pasuritë e paluajtshme, në investime dhe në kurse të operimit të projektimeve, por biznesi i tij do të shtrihet edhe në fusha të tjera.
14. Mike Tyson, 700 milionë dollarë
Kampioni më i ri në peshat e rënda në historinë e boksit ka përfituar 400 milionë dollarë që prej falimentimit të tij në vitin 2003. Tyson ka përfituar si aktor dhe si partner në biznese të motoçiklizmit dhe të qendrave të fituesit.
15. Roger Federer, 675 milionë dollarë
Federer së fundmi ka rimarrë titullin më të paguar, atë të ATP Tour. Fitimi i tij prej 111.9 milionë dollarësh kalon atë të Novak Djokovicit (109.8 milionë) dhe të Tiger Woods, i cili kishte fituar 110 milionë në PGA Tour, shkruan zeri.info.
16. Lionel Messi, 600 milionë dollarë
Messi ka qenë pjesë e Barcelonës që prej moshës 13-vjeçare dhe kontrata e tij e re do ta mbajë me katalonjasit deri në vitin 2021. Klauzola e lirimit të golashënuesit më të mirë në histori të Barcelonës është 835 milionë dollarë.
17. Alex Rodriguez, 575 milionë dollarë
Rodriguez nënshkroi dy prej tri kontratave më të majme në histori të bejsbollit gjatë karrierës së tij 22-vjeçare dhe ishte paguar 20 milionë dollarë nga Yankees në vitin 2017, pavarësisht pensionimit të tij një vit më herët. Ai është analist në “Fox Sports” dhe nikoqir në shfaqjen CNBC.
18. Jeff Gordon, 525 milionë dollarë
Gordon kishte fituar 93 gara gjatë karrierës së tij në Nascar, që është rekord i ditëve të sotme. Ai ka aksione në “Jimmie Johnson” dhe ka mundësi që ta krijojë një partneritet me “Hendrick Motorsports”.
19. Oscar De La Hoya, 520 milionë dollarë
Meçi i Djaloshit të Artë në vitin 2007 me Floyd Mayweather ishte më i paguari për t’u parë në kanalet televizive, me 2.5 milionë shtije, derisa Mayweather u ndesh me Manny Pacquiaon në vitin 2015. De La Hoya përfitoi pastaj një rekord prej 52 milionë dollarësh, sepse ai shërbente si promovues i meçeve përmes kompanisë së tij, të cilën e kishte themeluar në vitin 2002.
20. Manny Pacquiao, 510 milionë dollarë
Të ardhurat e tij më të mëdha i përfitoi në meçin me Mayweatherin në vitit 2015. Nga ai meç Pacquiao përfitoi 125 milionë dollarë.
Pesë emrat e fundit që e përmbyllin këtë listë janë:
21. Derek Jeter, 490 milionë dollarë
22. Peyton Manning, 480 milionë dollarë
23. Kevin Garnett, 480 milionë dollarë
24. Evander Holyfield, 475 milionë dollarë
25. Andre Agassi, 470 milionë dollarë