2.4 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Parlamentarët konfirmojnë shkeljet e Enver Hasanit

Enver HasaniShpërfillja që i ka bërë Kuvendit të Kosovës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Brukselit për vazhdim të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, ka alarmuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës. Derisa disa nga ta kanë kërkuar informata më të hollësishme nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, të tjerët kanë kërkuar që të gjenden format e ndëshkimit të Enver Hasanit.

Pak ditë, pasi gazeta Tribuna ka nxjerrë në pah se kreu i Kushtetutës ka bërë një kërkesë që nuk ka mbështetje në Kushtetutë, duke iu drejtuar presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe zyrtares së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, kryetari i Komisionit të ligjeve që vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se kjo çështje duhet trajtuar në Kuvend, gjithsesi. “Kjo çështje besoj që duhet të trajtohet gjithsesi, sepse organi krijues i Gjykatës Kushtetuese është Kuvendi i Kosovës, shkruan gazeta “Tribuna”.

Por, ky problem mbetet të shihet në ditët në vazhdim se si do të trajtohet. Mendoj që do ta trajtojmë në Komisionin parlamentar sapo ta marrim informatën e sigurt që ajo ka ndodhur vërtet”, ka thënë Gashi për Tribunën. Ndryshe prej tij, vërtetësinë e lajmit as që e ka vënë në dyshim shefja e grupit parlamentar të Aleancës Kosova e Re, Myzejene Selmani.

Më Shumë

Kamioni ndot asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren

Pas ankesave të qytetarëve për ndotjen e asfaltit në rrugën “Besim Shala” nga kamionët e angazhuar në punime ndërtimore, patrulla e Stacionit Policor Prizren...

Gjendje alarmante në Prizren, një lagje deri në katër ditë pa rrymë

Në disa qytete të Kosovës është raportuar për mungesën e energjisë elektrike. Gjendje pak më e rënduar paraqitet në Prizren në lagjen “Jeta e Re”,...

Lajmet e Fundit