Parlamenti Studentor i UPZ-së përshëndet suspendimin e profesorëve të arrestuar

Parlamenti Studentor i Universitetit te Prizrenit “Ukshin Hoti” e ka pritur me shqetësim lajmin për arrestimin e dy profesorëve të këtij Universiteti, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale dhe kushtëzimin e studentëve me motive të ulëta.

“Ne si Parlament Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren e përshëndesim vendimin e Rektorit të këtij Universiteti, Prof. Dr. Ramë Vataj për suspendimin e profesorit të arrestuar nga policia, B. Z. i cili është nën hetime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bashkë me profesorin tjetër të angazhuar B. A., i cili për fat të mirë më nuk është në marrëdhënie pune me Universitetin”, thotë kryetari i PS i UPZ-së, Nehat Gashi.

“Parlamenti Studentor i bënë thirrje organeve të drejtësisë që të kryejnë detyrën e tyre karshi ligjit dhe dispozitave që kanë, dhe nëse vërtetohet fajësia e tyre, atëher le të marrin dënimin e merituar”.

“Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjithë profesorëve që të sillën me studentë në bazë të Kodit të Etikës dhe rregullave të brendshme të Universitetit”, apelon Gashi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni hap oborret e pesë shkollave për parkim falas gjatë sezonit veror

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se, nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit