17.6 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Partia e Limajt dhe Krasniqit bëhet me seli

Selia e partis se limajtPartia më e re në Kosovë, e iniciuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, tashmë kanë siguruar strehën. Një shtëpi trekatëshe në lagjen “Pejton” është vënë në funksion të kësaj partie, emri i të cilës nuk është zbuluar ende nga themeluesit e saj.Por të paktën, pronari i asaj shtëpie po dihet.

Deri para pak kohësh, ajo ishte seli e Ambasadës së Shqipërisë. Është Bardhyl Mahmuti, një bashkëpunëtor i moçëm politik i Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt. Në një bisedë për lajmi.net, Mahmuti e ka konfirmuar se ua ka lëshuar shtëpinë dy shokëve të tij që kanë vendosur ta vazhdojnë garën politike të ndarë nga PDK-ja ku kanë bërë pjesë tash e 14 vjet.

Mahmuti, që tash e sa vjet betejën politike e ka zhvendosur nga Prishtina në Tetovë, thotë se nuk ka ambicie të kthehet prapë në Prishtinë, në partinë e re të cilën pritet pas pak ditësh ta zyrtarizojnë Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi. “Është e vërtetë, ua kam dhënë shtëpinë. Ma kanë kërkuar, i kam shokë dhe ua kam dhënë. Unë nuk angazhohem në politikë. Është një kapitull i mbyllur për mua. Kjo është një çështje krejt tjetër”, ka thënë Bardhyl Mahmuti për lajmi.net.

“Unë nuk angazhohem në skenën politike në Kosovë, ky është qëndrimi im i qartë”. “Mua më duket shumë relevante çështja e selisë”.

Në vitin 1999 dhe 2000, Bardhyl Mahmuti ishte njeriu i dytë në Partinë për Progres Demokratik të Kosovës (PPDK), e cila më vonë mori emrin Partia Demokratike e Kosovës. Pak vite më vonë, Mahmuti themeloi partinë e tij në Tetovë, Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

 

Më Shumë

Pallacanestro Reggiana, e fortë për Bashkimin

Bashkimi është mundur në ndeshjen e dytë në grupet e FIBA Europe Cup nga Pallacanestro Reggiana në Itali me rezultat 100:65 (31:17, 21:21, 29:13,...

Vajza sulmohet nga ariu në Mamushë, shpëton në momentin e fundit |VIDEO

Një vajzë në Mamushë, Kosovë, shpëtoi në momentin e fundit pasi u sulmua nga një ari në orët e hershme të mëngjesit. Ngjarja e...

Lajmet e Fundit