-1.7 C
Prizren
E mërkurë, 27 Janar, 2021

Partitë e vjetruara dhe Lëvizja Vetëvendosje

Shkruan:Azem Ramadani

Siç dihet partitë tradicionale apo partitë e vjetruara në Kosovë, janë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës. Ndërsa sa i përket partizave tjera aleate në qeverisjet e derisotme në Kosovë, pra të LDK dhe PDK, ato jane nusprodukte apo partiçka qe kanë derivuar nga këto dy të fundit.

Shtrohet pyetja se përse LDK dhe PDK janë parti të vjetruara dhe si të tilla janë jo vetëm demode dhe të jashtëkohshme por edhe po dëmtojnë të ardhmen e Kosovës!? Një këndvështrim siç është provinienca e këtyre partive, nuk duhet shmangur dhe e i cili këndvështrim shpesh injorohet qëllimisht. Prandaj nga ky aspekt ia vlen të analizohen këto parti.
Lidhja Demokratike e Kosovës-LDK dihet që ka proviniencën ose prejardhjen nga Lidhja e Komunistëve të Kosovës(LKK), që në fakt ishte degë e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Në fund të vitit 1989 dhe gjatë vitit 1990 pjesa dërmuese e anëtarëve të LKJ, shqiptarë nga Kosova i dorëzuan librezat e partisë, si shenjë proteste ndaj suprimimimit të autonomisë së Kosovës dhe futjes së saj edhe formalisht nën tutelën e Serbisë shoveniste të Millosheviqit. Dhe të gjithë këta ish komunistë anëtarë të LKJ-së e formuan Lidhjen Demokratike të Kosovës me në krye Ibrahim Rugovën, kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës ku edhe u anëtarësuan gjithë kryesia e LSHK e që më vonë formuan edhe strukturën udhëheqëse të LDK-së.

Prej këtij viti pra1990 e deri në fillimin e luftës së armatosur në Kosovë në vitin 1998, jetën politike të shqiptarëve sa i përket rezistencës kundër Serbisë, e dominon LDK me politikën e saj paqësore dhe rezistencën pasive ndaj pushtuesit klasik, Serbisë fashiste.

Pas çlirimit të Kosovës në qershor të vitit 1999, hyrjes së forcave të NATO-s dhe KFOR-it, krijimit të një realiteti të ri në Kosovë, LDK u ringjall. Kështu në zgjedhjet e para njëmend të lira dhe demokratike në Kosovë në tetor të vitit 2000 për qeverisjen lokale, çuditërisht LDK fiton bindshëm ndaj forcave politike të dala nga lufta e UÇK-së, duke i lënë gojëhapur shumëkend dhe parti të ashtuquajtura të krahut të luftës. LDK vazhdonte t’i fitonte zgjedhjet, si pa të keq si ato për qeverisjen lokale ashtu edhe ato për qeverisjen qendrore me një shumicë relative të konsiderueshme.

Në fillim të vitit 2006, LDK mbeti pa liderin e saj Ibrahim Rugova i cili vdiq nga një sëmundje e pashërueshme. Ndërsa në fund të vitit 2006, LDK mbajti kuvendin e saj të njohur tashmë si “kuvendi i karrikave”. Lufta për të parin e kësaj partie u shndërrua në një rrahje masive ku anëtarët e forumit më të lartë të saj goditnin njëri tjetrin në mënyrë të pamëshirshme. I gjithë opinioni kosovar ngeli i shokuar nga kjo batërdi në LDK, e cila LDK kishte afirmuar rrugën paqësore të zgjidhjes së çështjes së Kosovës karshi Serbisë fashiste ndërsa në kuvendin zgjedhor të saj anëtarët e LDK ia thyenin kokën njëri tjetrit.
Ky është momenti që edhe e shpërfaqi LDK-në e vërtetë. Pra diçka tjetër nga ajo që kishte arritur ta shiste në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, rrejshëm si parti e jo dhunës. Në fakt kur ishin në pyetje interesat materiale dhe zhvatëse të të mirave dhe privilegjeve të shtetit të Kosovës, grupet rivale në LDK ishin në gjendje të bënin çdo gjë.

Për më tepër, sot në krye të LDK është një ish-eksponent i LKJ, që krahas Azem Vllasit ishte afirmuar me zellin e madh në luftën e pakompromis kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar prej vitit 1981 e deri në vitin 1990, në zbatim të platformës politike të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë e që në fakt ishte platformë antishqiptare. Sa i përket periudhës 1981-1990, mund të thuhet lirisht se në Kosovë ishte një lloj lufte qytetare ndërmjet komunistëve shqiptarë të rreshtur pas LKJ dhe rinisë studentore dhe patriotëve shqiptarë antijugosllav. Por për këtë një herë tjetër. Prandaj edhe njëherë, provinienca e LDK-së, flet shumëçka. Poashtu orientimi ideologjik i deklaruar i LDK-së si parti e djathtë por me prejardhje nga nje parti e majtë sllave si LKJ, flet shumë, se asgjë e mirë për të ardhmen e Kosovës nuk pritet prej saj. Ndërkaq disa eksponentë eminent të LDK dhe deputet të saj në Kuvendin e Kosovës shquhen për sjellje arrogante dhe fjalor rrugaqëror deri në neveritje.

Pale edhe krekosen se LDK është shkollë dhe akademi për partitë tjera në Kosovë. Jo faleminderit, Kosova nuk ka nevojë për këtë shkollë që më shumë ngjan me shkolla me prejardhje karpato-anadollake e që kurgjë nuk përkon me kulturën, moralin dhe etikën shqiptare

Partia Demokratike e Kosovës-PDK ka proviniencë marksiste-leniniste, të grupeve të ekstremit të majtë të frymëzuar nga Shqipëria e Enver Hoxhës. Në fakt të gjitha organizatat ilegale të formuara që nga vitet 70 të shekullit të kaluar, frymëzimin dhe idealin kombëtare e kishin të ngjyrosur me marksizëm-leninizëm. Çdo lëvizje për çlirim nacional atëbotë kishte këtë orientim ideologjik. Që pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, të gjitha grupet klandestine bënë përpjekje për një bashkim në një lëvizje unike duke u munduar që të i amortizonin orientimet ideologjike.

Në fund u arrit që të formohej një lëvizje e cila quhej Lëvizja Popullore e Kosovës(LPK). Pikërisht militant të njëmendët të kësaj lëvizje ishin edhe nismëtarët e luftës së armatosur të UÇK-së, e që shumë prej tyre ranë në altarin e lirisë së Kosovës si Fehmi Lladrovci, Ismet Jashari-Kumanova, Ilaz Kodra etj. Por sikurse LDK edhe PDK, që thirej në vlerat e luftës së UÇK-së me të ardhur në pushtet në vitin 2007, u transformua në parti me orientim të djathtë deri në ekstrem. Shumë “militant” të saj që ishin frymëzuar me herët nga aktet heoike të Qemal Stafës, Asim Vokshit e Emin Durakut tash lartësonin figurat “historike” si Rexhep Mitrovica e Xhafer Deva. Por për t’i dalur boja me tamam u desht të priteshin dhe dëgjoheshin inqizimet nga e ashtuquajtur afera “Pronto”, dhe për ta parë i gjithë opinioni fytyrën e vërtetë të këtj formacioni poltik i quajtur PDK. Çdo njeri normal kur dëgjon gjuhën dhe komunikimin e disa prej udhëheqësve kryesorë të PDK, s’ka se si mos të ndjejë neveri dhe njëherit të kuptojë se “ideali” i këtyre patriotëve paska qenë kapja e shtetit të Kosovës pë të zhvatur pasurinë dhe djersën e popullit të shumëvuajtur për llogari të vetes, familjarëve dhe tarafit të tyre. Një pjesë e idealistëve dhe veprimtarëve të dëshmuar nëpër periudha të ndryshme kohore, që ishin radhitur natyrshëm në këtë subjekt politik e ndjenë veten të fyer dhe të përçmuar kur e panë veten se i kishin shërbyer për vite me radhë të ashtuquajturit “Klanit Pronto”. Dhe për ironi, sikurse që LDK u kthye në gjenezën e saj duke përfunduar në duar të një eksponenti të LKJ-së edhe PDK-së i ndodhi edhe formalisht ajo që ra në prehërin e personave që kishin krijuar tash sa kohë në Kosovë percepcionin e personave që ishin marrë me punë të zeza. Rasti i LPK dhe PDK është për t’u analizur se si një lëvizje për çlirim kombëtar përfundon me udhëheqës avanturier dhe profiter politik. Pra kushtet e veprimtarisë nga ilegaliteti i thellë, kishin këtë hendikep, që vetvetiu krijuan rrethanat në të cilat imponohen avanturier të ndryshëm. Kështu LPK dhe rrjedhimisht PDK, sado që ka një të kaluar të gjatë dhe të lavdishme, megjithate nuk kishte arritur për të krijuar mekanizma të tillë vetërregullues që e ruajnë ate nga depërtimet bile edhe në krye të saj të individëve me ambicje dhe prirje aventureske të sëmuara.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizja kombëtare mbase e vetme lëvizje e njëmendët, që zanafillën e vet mund të thuhet lirisht se e ka tek martirizimi i Adem Demaçit nëpër burgjet serbe, tek intelektuali Jusuf Gërvalla si dhe ideologu i lëvizjes kombëtare autoktone, Ukshin Hoti. Ishte fryma e kësaj lëvizje që kulmoi me protestën e dhjetëra mijërave studentëve dhe te rinjëve anembanë Kosovës më 1 Tetor 1997, qe shënon edhe datën e fundit kur populli shqiptare i Kosovës qëndron kokëulur dhe duron okupimin serb. Tashmë po fillonte një etapë e re e luftës dhe rezitencës aktive deri në luftë të armatosur. E që siç dihet vijoi më pastaj me paraqitjen publike te UÇK-se më 28 Nëntor 1997. Kështu erdhi edhe 5 Marsi i vitit 1998 që me kushtrimin për luftë të armatosur kur e dha Adem Jashari me sakrifikimin e familjes së tij dhe kur kjo sakrificë nuk e la asnjë shqipar indiferent.

Ishin pra këta të rinjë student demonstrues që mbushën radhët e njesive luftarake të UÇK-se, dhe ku ranë në fushën e nderit mbi 2000 dëshmorë, pjesa më e madhe pikërisht nga këta të rinjë student trima të 1 Tetorit 1997.

Ne ballë të kësaj proteste qëndronte një nga liderët më të dalluar të këtij organizimi, studenti i shkëlqyeshëm 22 vjeçar i Fakultetit të Elektroteknikes në Universitetin e Prishtinës, Albin Kurti flokëgjati kaqurrel që u arrestua nga policia speciale serbe, dhe fotogarafia e bërë me rastin arrestimit të tij u bë ikonë jo vetëm e kësaj proteste por edhe e fillimit të një faze të re të rezistencës kombëtare shqiptare.

Gjatë bombardimeve të NATO ndaj caqeve ushtarake pushtuese serbe në Kosovë, Albin Kurti u arrestua nga forcat serbe duke e torturuar ne mënyrë barbare. Kur u lirua nga burgu pas trysnisë së shumë organizatave humanitare ndërkombëtare, Albin Kurti tashme në Kosoven e çliruar pa se disa liderë kryesorë të subjekteve politike nuk e kishin parësor interesin e pergjithshëm të Kosovës për të bërë mrekullira me lirinë e fituar pas aq shumë sakrificave të sa e sa gjeneratave. Përkundrazi ata i ishin rrekur pasurimit dhe zhvatjes së çdo gjëje që kishte vlerë e që ishte pronë e popullit. E ndërsa po ky popull s’po mund të u besonte syve se çka po shihte.

Këta ish-komandanta “çlirimtarë” po kapërdiseshin si njerëz që vranin e kthjellnin në Kosovën e pasçlirimit, sipas asaj parullës sllavo-komuniste “Ja te sllobodill, ja te…” që në përkthim të përshtatur, popullit i thonin “Ne ju kemi çliruar ne bëjmë çfarë të duam me ju”. Vetëm një guximtar dhe mendje brilante si Albin Kurti kishte kurajon që t’i kundërvihej këtyre, dhe i cili bashkë me një grup të rinjësh poashtu pinjoll të familjeve të të burgosurve politik dhe patriote formoi një Lëvizje me emër shumë kuptimplotë-Vetëvendosje. Parimi i vetëvendosjes së popujve është parim që vetëm popullit shqiptar i ishte mohuar për shekuj me radhë nga fuqitë dhe perandoritë e periudhave të ndyshme historike. Prandaj lartësimi dhe pervetësimi i këtij parimi në vetë emertimin Lëvizja VETËVENDOSJE! është shumë kuptimplotë. Ishte lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti që kishte vërejtur me kohë se klasa politike e etabluar në udhëheqjen e Kosovës nuk po premtonte asgjë të mirë për të ardhmen e saj.

Kësaj frymë premtuese të LVV për ta bërë Kosovën të jetueshme, iu desht të kaloj nëpër sfida të jashtëzakonshme, për të ardhur në këtë kohë kur shihet tashmë se ka përkrahjen plebishitare të popullit të Kosovës.

- Advertisement -

Më Shumë

Mustafi do të largohet nga Arsenali, e konfirmon babai i tij Kujtim Mustafi

Mustafi do të largohet nga Arsenali, e konfirmon babai i tij Kujtim Mustafi Shkodran Mustafi do të largohet nga Arsenali deri në verë pasi tashmë...

NISMA thotë se KQZ-ja veproi me standarde të dyfishta për moscertifikimin e kandidatëve

Sekretari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor, veproi me standarde të dyfishta, kur vendosi për çështjen e certifikimit të...

Tërmet në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 4.4 shkallë sipas Rihter ka rënë në orët e para të mëngjesit në Shqipëri. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 23 km...

122 vjet nga Lidhja e Pejës ‘Besa–Besë’

Në fund të shekullit XIX tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë filluan aktivisht të ndeshen për të...

Limaj nga Prizreni: Zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për të ardhmen e vendit

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për të ardhmen e vendit. Limaj nga Prizreni tha se...

Prokuroria hudhë poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të DUPH-së në Prizren, Beni Kizolli

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli, sot, kanë organizuar një...

Kandidatët e VV-së për deputetë në Prizren marrin mbështetje në Randobravë

Kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes në Prizren kanë marrë mbështetje nga votuesit e fshatit Randobravë. “Sonte, edhe Randobrava i tha PO referendumit të 14 shkurtit”,...

Prizren, shtyhet përsëri gjykimi ndaj dy të akuzuarve për sulm në një tubim elektoral të AAK-së në vitin 2017

Ka dështuar përsëri gjykimi ndaj të pandehurve Mixhid Sedolli dhe Sulë Dakaj të cilit po akuzohen për sulm në një tubim elektoral të Aleancës...

PDK-ja në Prizren: Nezir Çoçaj ishte luftëtar i dalluar i UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren i ka dalë në mbrojtje kandidatit për deputet, Nezir Çoçajt, i cili është ftuar nga Gjykata Speciale. “Nezir Çoçaj,...

12 kandidatë të Nismës mbesin jashtë listës për deputetë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për ankesën e Nismës Socialdemokrate për moscertifikimin e listës zgjedhore të saj. Sipas vendimit të PZAP-së,...

Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet

Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit nuk do t’i lejohet t’i prijë listës së VV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.Kështu kanë thënë burime të...

Lampardi tregon se a do të larohet nga Chelsea

Chelsea u mposht nga Leicesteri me rezultat 0:2 në kuadër të javës së 18-të në Premierligë. Kjo humbje mund të nënkuptojë edhe shkarkimin e Lampardit...

Gjykata e Apelit kthen në rigjykim rastin e ish-isnpektorit të ndërtimit në Prizren, i dënuar për korrupsion

Gjykata e Apelit, e ka kthyer në rigjykim, rastin ku i dënuar për kepërdorim të detyrës zyrtare me 3500 euro gjobë, është ish-inspektori i...

Joe Biden shfuqizon një urdhër të Donald Trumpit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka shfuqizuar urdhrin e Donald Trump për ndalimin e amerikanëve transgjinorë në ushtri. Ndalimi u bë nga Trump gjatë...

Prizren: Shteti e lë në gropë lokalitetin antik në “Sheshin e Lidhjes”

Strukturat e shekujve III-IV u konsideruan goxha të rëndësishme për historinë e qytetit jugor në kohën kur u gjetën, këtu e para më shumë...

Një i vdekur dhe 15 raste të reja me Covid në Prizren

Në 24 orët e fundit në Kosovë edhe 7 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe, edhe 296 persona janë infektuar me...

Lajmet e Fundit