10.1 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Pas fitores së tij në Big Brother VIP Kosova, Stresi edhe nga koncertet bën thirrje që të përkrahet Luizi

Pak ditë më parë ka mbaruar edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj – Stresi.

Ai qëndroi plot 103 ditë brenda duke fituar kështu 160 mijë euro nga çmimi final që ishte 200 mijë, pasi nga 10 mijë euro u ndanë për katër finalistët.

Pas përfundimit të këtij spektakli, reperi ka filluar menjëherë me koncerte përreth trojeve shqiptare.

Foto: TikTok

Artisti së fundmi ka performuar në një klub në Tiranë, gjersa ka kërkuar sërish nga fansat ta përkrahin Luiz Ejllin.

I njëjti interpretoi këngën “Mos u dorëzu”, e cila njëherësh i dedikohej konkurrentit të Big Brother VIP Albania.

#luizejlli #meluizin #fituesabsolut?? #teamluiz #luizkiara?? #aleksvisha #aleksvisha #stresi ? original sound – LUAN???

 

Në një live në TikTok, Stresi foli edhe më parë për artistin shkodran duke shtuar se e meriton dhe se është djalë shembullor.

Reklama

Luizi ndryshe cilësohet si një nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë, që tani e ka dëshmuar me lojën, strategjinë dhe pozitivitetin që ka përcjell. /Telegrafi/

Më Shumë

Çikat e Bashkimit KAMPIONE të Kupës

KBF Bashkimi ka fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave, duke mposhtur KBF Peja 03 me rezultat përfundimtar 70:61, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë...

Rifati suspendohet, P.C Prizreni pa trajner në finale

Komisioni i Garave të FBK-së ka vendosur suspendimin e trajnerit të KB Proton Cable Prizreni, Arbnor Rifati, për një ndeshje, si dhe gjobë financiare,...

Lajmet e Fundit