Kurti: Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar drejtësi për të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kurti ka theksuar se Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë.

“Bashkë me kolegë nga Kuvendi i Republikës, me aktivistë të Lëvizjes sonë këtu në Pejë, bëmë homazhe te lapidari, duke u përulur e duke përkujtuar 40 të vrarët gjatë luftës së fundit në Kosovë nga forcat serbe këtu në lagjen “Dardania”. Drejtësia dhe e vërteta janë të domosdoshme për paqe afatgjate dhe për siguri për të gjithë e për marrëdhënie të mira fqinjësore e normale. Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e saj kriminale në Kosovë, ndërkaq Prokuroria e Kosovës, Prokuroria Speciale duhet të punojë ditë e natë, në mënyrë që përgjegjësit të identifikohen, të nxjerrën para drejtësisë dhe në këtë mënyrë të fillojë rehabilitimi për viktimat, kur dihet që viktima nuk janë vetëm të vrarët e të rrëmbyerit, por edhe familjet e tyre, farefisi i tyre dhe mbarë shoqëria jonë. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të “Dardanisë” së Pejës dhe mbarë kombit shqiptar’, tha Kurti.

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Lajmet e Fundit