Pas gati dy muajsh dalin 2 rastet e para me COVID-19 në Dragash, kryetari i Komunës flet për situatën

Dragashi deri mbrëmjen e 24 prillit ka qenë një ndër komunat e pakta në Kosovë që nuk ka pasur asnjë të infektuar me COVID-19.

Megjithatë një gjendje të tillë e ka ndryshuar rezultati zyrtar i Institutit të Shëndetit Publik që dje ka nxjerrë dy persona të cilët janë nga Komuna e Dragashit dhe që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nga dy të infektuarit, njëri është infermier në Spitalin e Prizrenit në repartin e Dializës derisa personi tjetër i infektuar është pacient poashtu në repartin e Dializës.

Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar kreu i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, i cili ka thënë se e kanë aktivizuar Shtabin Emergjent dhe se e kanë vendosur gjendjen nën kontrollë.

Shabani ka thënë se kanë rënë në kontakt me familjarët dhe u kanë kërkuar që të qëndrojnë në vetëizolim.

“Sot kemi një takim të Shtabit Emergjent. Gjurmimet do të presim që të vijnë nga Instituti. Me familjarët kemi kontaktaur dhe u kemi kërkuar që të jenë në vetëizolim”, ka thënë Shabani për Gazetën Express.

Ai tutje ka thënë se janë duke pritur rekomandimet e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë se si do të procedojnë tutje, meqenëse janë vetëm dy raste.

Përveç kësaj Shabani ka thënë se për personin që ka rezultuar pozitiv e që është pëciente me dializë janë duke shikuar se si t’i dalin në ndihmë meqë ka nevoja më specifike.

Kreu i Komunës ka thënë se kanë rënë në kontakt edhe me udhëheqësit e fshatrave për të menagjuar situatën dhe për t’iu vënë në ndihmë për çfarë të kenë nevojë.

Mbrëmë IKSHPK ka njoftuar se janë konfirmuar 34 raste të reja me COVID-19, përfshirë edhe dy rastet nga Komuna e Dragashit, njëri nga fshati Zaplluxhe dhe tjetri nga fshati Pllavë, derisa të shëruar kanë rezultuar vetëm 3.

Deri tani në Kosovë janë 703 raste me COVID-19, 162 janë të shëruar derisa të vdekur 19 persona./GazetaExpress/

Më Shumë

Të rinjtë e Lirisë “shkatërrojnë” Albionët me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Lajmet e Fundit