2.2 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Pas pësimit nga Kosova, Panucci ndryshon gjërat në ekip

Takimi miqësor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ndezi shumë polemika e debate. Një pjesë e tyre kuptohet që ishin të natyrës politike dhe një pjesë tjetër kishin të bënin me lojtarët që kanë të drejtë loje për të dyja kombëtaret.

Mirëpo, nëse lihen anash këto tema “të përhershme” të debatit, në Shqipëri shumë u fol për mënyrën se si e shtroi lojna dhe si reagoi selektori i këtij ekipi Christian Panucci.

Duket se pikërisht i shtyrë nga reagimet e opinionit, në ndeshjen me Ukrainën, tekniku italian paralajmëron ndryshime.

Christian Panucci ka qenë njeriu më i kritikuar nga tifozët shqiptarë në ndeshjet e fundit.
Tekniku italian kishte bërë një rotacion në formacion ndaj Kosovës në një ndeshje ku pësuan 3-0.

Shqipëria gjuajtjen e parë në gol e arriti në minutën e 77-të derisa bëri një lojë të shëmtuar.
Por trajneri Christian Panucci ka ndryshuar formacionin dhe skemën e lojës për miqësoren ndaj Ukrainës.
Në portë përsëri do të jetë Etrit Berisha, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Veseli.

Ermir Lenjani do të rikthehet në formacion dhe do të jetë në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa në të djathtin Odise Roshi.

Ylber Ramadani, Emanuel Ndoj dhe Sabjen Lilaj do të jenë tre mesfushorët qendrorë, derisa në sulm i vetëm është Rey Manaj.

Ndeshja miqësore Shqipëri – Ukrainë zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.

Më Shumë

Tre persona arrestohen për degradim të mjedisit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar më 4 qershor 2025 një aksion kundër degradimit të mjedisit, në kuadër...

Po restaurohet Kulla e Hajrulla Çantës në Rahovec, aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Punimet për restaurimin e Kullës së Hajrulla Çantës në Rahovec po vazhdojnë pa ndërprerje, duke i dhënë jetë dhe dinjitet një vlere të rëndësishme...

Lajmet e Fundit