Pas shumë vitesh bashkë, merr fund lidhja e Bojken Lakos me këngëtaren e njohur

Kantautori i njohur Bojken Lako dhe këngëtarja Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare.

Lajmin e ka pohuar vetë Semi ditën e sotme në “Kënga Magjike”, ku merr pjesë me këngën “Jetike”.

Në intervistën e zhvilluar me Ardit Gjebrean, ajo u pyet “A je akoma me Bojkenin?” dhe përgjigja e Semit ishte: “Bojken do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”.

Ndërkohë nuk dihet ende arsyeja që ka çuar çiftin në marrjen e këtij vendimi.

Lidhja mes tyre u zbulua nga mediat në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeç dhe u komentua shumë pasi kishin 18 vite diferencë në moshë.

 

Më Shumë

Duran Duran sonte me koncert madhështor në Shkup

Grupi legjendar britanik Duran Duran do të performojë sonte në Shkup, në arenën “Boris Trajkovski”, duke sjellë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore...

Tragjedia në Suharekë – Goditet nga rrufeja, trupin e bartën 1 kilometër babai dhe vëllai

Puna në bjeshkët e Dellocit u kthye në tragjedi për familjen Bajselmani nga Suhareka. Kjo pasi rrugëtimi i tyre i zakonshëm në këto bjeshkë përfundoi...

Lajmet e Fundit