11 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Pavarësisht pandemisë Covid-19, në Kosovë rritet kërkesa për kredi për blerjen e shtëpive

Lehtësimi i masave kufizuese nga pandemia COVID-19, dërgesat dhe vizitat e diasporës në Kosovës, si dhe ri aktivizimi deri në një masë i aktivitetit ekonomik u reflektuan në rritje të theksuar të kërkesës për kredi gjatë vitit 2020, veçanërisht gjatë tremujorit të katërt.

Kështu thuhet në raportin “Anketa e kreditimit bankar, numër 6”, të prezantuar nga Banka Qendrore e Kosovës, shkruan Telegrafi.

Sipas anketës, gjatë këtij tremujori, kërkesa më e madhe ishte për blerjen shtëpive.

“Bankat raportuan për rritje më të lartë të kërkesës për kreditë për blerjen e shtëpive se sa për kreditë konsumuese. Kërkesa për kredi për blerjen e shtëpive kishte një indeks pozitiv prej 0.50, ndërsa për kreditë konsumuese kishte indeks pozitiv prej 0.36. Nëse krahasojmë rezultatet aktuale të kërkesës për kredi me pritjet e bankave të deklaruara në anketën e kaluar për të njëjtën periudhë, niveli aktual i rritjes së kërkesës është dukshëm më i lartë. Për më tepër vlera aktuale e kërkesës për kreditë për blerjen e shtëpive është pothuaj dy herë më e lartë se sa që ishin pritjet e deklaruar nga bankat”, thuhet në anketë.

BQK thotë se kjo rritje u ndikua pozitivisht nga perspektiva e favorshme e tregut të patundshmërive.

“Kjo rritje u ndikua pozitivisht nga pothuajse të gjithë faktorët e listuar në anketë, mirëpo faktori me ndikimin më të lartë ishte perspektiva e favorshme e tregut të patundshmërive me indeks pozitiv prej 0.31, pasuar nga rritja e konfidencës së konsumatorëve dhe nevoja për financim të konsumit me indeks pozitiv prej 0.27, respektivisht 0.18”, thotë BQK, përcjell “Telegrafi”.

Raporti thekson se në tremujorin e parë të vitit 2021, për ekonomitë familjare, bankat komerciale në Kosovë presin rritje të kërkesës për kredi.

“Në tremujorin e parë të vitit 2021, bankat presin rritje të kërkesës për kredi deri në një masë për ekonomitë familjare, mirëpo në nivel dukshëm më të ulët se sa rritja në tremujorin aktual. Bankat deklaruan se presin rritje të kërkesës për kredi për blerjen e shtëpive me indeks pozitiv prej 0.32, përderisa kërkesa për kredi konsumuese pritet të mos ketë ndryshime të rëndësishme. Rezultatet e anketës sugjerojnë se bankat ia atribuuan këto pritje rritjes së konfidencës së konsumatorëve dhe rritjes së kërkesës për financim të shpenzimeve tjera”, thekson raporti.

Për sa i përket financimit kreditor për bizneset, bankat në tremujorin e katërt deklaruan rritje pozitive.

“Në kuadër të kredive për ndërmarrjet, bankat deklaruan indeks pozitiv prej 0.12 për ndryshimet në standardet kreditore për NVM-të, dhe indeks pozitiv më të ulët prej 0.10 për ndërmarrjet e mëdha. Në këtë lehtësim ndikuan përgjigjet e një banke me rëndësi sistematike dhe një banke me peshë më të ulët të cilat lehtësuan standardet kreditore për të dy kategoritë e ndërmarrjeve. Kërkesa për kredi nga NVM-të u rrit me një indeks pozitiv prej 0.19, përderisa kërkesa nga ndërmarrjet e mëdha kishte një indeks negativ marxhinal prej 0.07”, thuhet në anketë.

Rol kryesor në lehtësimin e standardeve kreditore të aplikuara nga bankat në tremujorin e katërt 2020, rezulton të kenë luajtur mbështetja e ndërmarrjeve në kreditim nga FKGK, përmirësimi i perspektivës në tregjet botërore, si dhe lehtësimet rregullative për menaxhimin e efekteve të pandemisë, si ristrukturimi i kredive për shkak të pandemisë COVID-19. Në linjë me ofertën e lehtësuar, norma e aprovimit të kredive për ndërmarrjet shënoi rritje të dukshme në këtë periudhë, e veçanërisht për NVM-të”, tregon raporti.

Sipas anketës, rritja e kërkesës për kredi nga NVM-të kryesisht u ndikua nga rritja e kërkesës për financimin e inventarëve dhe kapitalit punues me një indeks pozitiv prej 0.19. Përderisa, kërkesa për financimin e investimeve fikse kontribuoi negativisht në kërkesën për kredi me indeks negativ prej 0.28, e që mund t’i atribuohet rënies së kërkesës nga kategoria e ndërmarrjeve të mëdha.

Gjatë tremujorit të parë 2021, bankat komerciale presin që raporti i kredive jo-performuese të përkeqësohet me një indeks prej 0.16.

Bazuar në ecurinë e kreditimit gjatë vitit 2020 dhe zhvillimet me situatën pandemike, BQK thotë se bankat komerciale kanë deklaruar se në përgjithësi presin rritje më të lartë të kreditimit se në vitin 2020, mirëpo në nivel më të ulët në krahasim me vitet paraprake.

Më Shumë

“Karantinë e vizave” për qytetarët e Kosovës

Hylije Mustafa nga Prishtina nuk mund të shkojë në Gjermani për një trajnim profesional, sepse Ambasada gjermane në Kosovë, gjatë pandemisë së koronavirusit, “ka...

Mourinho kërkon të transferojë dyshen e PSG-së në Romë

Jose Mourinho synon të sjell përforcime të reja në Romë. Gazeta italiane “Corriere della Sera”, raporton se Florenzi dhe Icardi po kërkohen nga Mourinho. Ish-trajneri i...

Bayern feston titullin me “tenis”, Lewa prek rekordin me tripletë

Bayern Munchen u shpall kampion që në orën 17:30 pasi humbi Leipzig, por bavarezët e festuan në fushë pak më vonë, teksa fituan 6-0...

Pas debatit të ashpër të PDK’së me Gërvallën, përplasen deputetët e PDK’së me ata të Vetëvendosjes

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pas përplasjeve të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Express. Teksa kryesuesja e...

Suharekasi humb kontrollin e traktorit dhe bie në humnerë

Një person nga Suhareka derisa ka qenë duke drejtuar traktorin e tij ka humbur kontrollin dhe ka rënë në hendek. Pas marrje së ndihmës mjekësore...

Arrijnë në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer

Kanë arritur në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer, pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi...

873 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore...

Qeveria Kurti miraton programin qeverisës

Kabineti qeveritar ka miratuar programin qeverisës për vitet 2021-2025. Ministri Goran Rakiq ishte i vetmi që ka abstenuar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar...

Dy të vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

Parker mposht Chisoran, i afrohet luftës për titull bote

Zelandezi Joseph Parker e mori veten pas një nokdauni që mori në 10 sekondat e para të luftës, duke e mposhtur me pikë pas...

Manchester City për herë të parë në finale!

Manchester City kualifikohet për herë të parë në finale të Champions League. Sitizens fituan 2-0 në shtëpi ndaj PSG, kur edhe takimin e parë...

Peja-Golden Eagle Ylli, finalja e madhe

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finale të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Sfida e parë zhvillohet sonte...

Avokati i Popullit kërkon që të trajtohen me prioritet rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve

Në ditën Ndërkombëtare të lirisë së medieve, Avokati i Popullit Naim Qelaj ka deklaruar që liria dhe siguria e gazetarëve është një ndër elementet...

Plagoset kryetari i Parlamentit të ishujve Maldive, Mohamed Nasheed

Ish-presidenti dhe aktualisht kryetari i Parlamentit të ishujve Maldive, Mohamed Nasheed është plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur afër shtëpisë së tij të...

Shuhet aktori i njohur, Guljelm Radoja

Një ditë pasi u transferua në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë aktori i njohur. Guljelm Radoja, i cili ishte infektuar me...

Ka filluar hapja dhe rregullimi i disa rrugëve në fshatin Burim të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht të rregullimit të infrastrukturës rrugore, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, ka filluar hapja dhe...

Lajmet e Fundit