PDK fiton në Dragash

Kandidati i PDK-së për Komunën e Dragashit, Shaban Shabani, ka dal fitues në këtë komunë edhe pas rinumërimit të 35 vendvotimeve, atyre me kusht, me postë dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas rezultateve gjatë rinumërimit, PDK ka marrë 4117 dhe LDK 287. Kurse, në votat me kusht, me postë dhe personat me nevoja të veçanta, PDK ka marrë 302 dhe LDK 67.

Në dy proceset kanë qenë 66 fletëvotime të pavlefshme dhe një e zbrazur.

Votat me postë në Dragash – PDK merr 230, LDK asnjë votë

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për komunën e Dragashit.

Shumica e këtyre votave ka shkuar për Shaban Shabanin e PDK-së, duke lënë dukshëm mbrapa Selim Kryeziun e LDK-së.

PDK ka mbledhur 230 vota, ndërsa LDK as edhe një votë, shkruan Indeksonline.

Këto vota e bëjnë Shabanin kryetar të Dragashit./Indeksonline/

Kandidati i PDK-së prinë në rinumërimin për Dragash

Në rinumërimin e 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit, po prinë kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, i cili deri tash ka marrë 1,419 vota, ndërsa, kundërkandidati i tij nga LDK, ka marrë Selim Kryeziu ka marrë 941.

Rinumërimi po vazhdon.

Emri i kryetarit të Dragshit do të dihet pas rinumërimit të 35 vendvotimeve dhe numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga kjo komunë.

Më Shumë

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit