-3.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

PDK-ja kërkon hetime për shembjen e shtëpisë së vjetër në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren kërkon nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e shembjes së shtëpisë ku u lënduan dy pronarët e saj.

Sipas këtij subjekti politik, Komuna e Prizrenit nuk ka marrë masat parandaluese që të mos shembjet kjo shtëpi.

“Degradimi i vlerave të trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit dhe mos reagimi me kohë në parandalimin e kësaj dukurie, është shqetësim i lartë për PDK-në, andaj marr për bazë këtë, PDK dega në Prizren, kërkon nga autoritetet e drejtësisë hetim të plotë dhe të pavarur të kësaj ngjarje të rëndë, me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe daljen para drejtësisë përgjegjësit e saj”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.

Dje, një shtëpi e vjetër, e cila gjendet brenda kufirit Qendrës Historike të Prizrenit, është shembur, ku si pasojë dy anëtarë të familjes Kasëmllari kanë marrë lëndime të lehta nga shembja e shtëpisë së tyre nga vjetërsia.

PDK-ja fajëson kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuën.

“Dje, ishim dëshmitarë, të shembjes së pjesshme edhe të një ndërtese, në Qendrën Historike të Prizrenit, e ku si pasojë, kishim dy familjarë të lënduar. PDK në Prizren, shpreh shqetësimin e thellë, me trajtimin jo dinjitoz, që po i bëhet trashëgimisë kulturore, në qendrën historike të Prizrenit, nga ana e autoriteve komunale, e ku si rrjedhojë, po rrezikohet edhe jeta e qytetarëve të komunës sonë”.

“Komuna e Prizrenit, e drejtuar aksidentalisht nga Mytaher Haskuka, po e dëshmon çdo ditë e më shumë të qeverisjes së tij, se nuk e ka në prioritet, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve të Komunës së Prizrenit, e aq më pak, ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, për të cilat propagandoi aq shumë gjatë fushatës zgjedhore”.

“Ky kryetar dhe kjo qeverisje, edhe përkundër faktit që në programin e tyre zgjedhor paraqisnin dhe proklamonin idetë e tyre për zgjidhjen e problemeve të shumta brenda Qendrës Historike të Prizrenit, nuk kanë planifikuar asnjë projekt të vetëm, për këtë pjesë të rëndësishme të qytetit”.

“Drejtuesit aksidental të Komunës së Prizrenit, që nuk njohin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, e ku si rezultat i kësaj, nuk përmbushin as detyrimet ligjore, përpiqen që përmes rrjeteve sociale ta manifestojnë “dijen” e tyre, që për fat të keq nuk e kanë, duke u munduar që të adresojnë fajin diku tjetër, duke bërë përpjekje që të shfajësohen nga përgjegjësitë që kanë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Raportohen dy vajza të zhdukura, njëra në Ferizaj e tjetra në Malishevë

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të raportuara për zhdukjen e vajzave. Në raportin policor bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur...

Latifi nderon infermieren Esmiralda Sefaj për shpëtimin e jetës së një nxënëseje

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka nderuar me mirënjohje infermieren Esmiralda Sefaj për profesionalizmin dhe humanizmin e treguar gjatë ndërhyrjes për shpëtimin...

Lajmet e Fundit