9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

PDK-ja në Prizren uron besimtarët islam për Fitër Bajram

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe pas përmbushjes së obligimit të agjërimit, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe kryetari i saj, Shaqir Totaj, të gjithë besimtarëve të besimit islam, u’a uron festën e Fitër Bajramit.

“Dega e PDK-së në Prizren, uron që kjo festë, të kalojë në shenjë të solidaritetit ndaj njëri-tjetrit dhe në shenjë të harmonisë vëllazërore. Në festën e Fitër Bajramit, duhet t’i gjindemi pranë të gjithë atyre që kanë nevojë për ne, për dashurinë tonë dhe për ndihmën tonë njerëzore”, thuhet në urim.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, uron që kjo festë e sakrificës dhe e flijimit, të na e shtojë solidaritetin dhe dashurinë mes vete, për të përcjellur tutje përpjekjet tona qytetare dhe njerëzore, drejt sukseseve dhe të ardhmes së ndritshme të shtetit tonë. Urime!”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Dyshohet për falsifikim parash në Malishevë, rasti nën hetime

Një rast i dyshuar i falsifikimit të parasë është evidentuar në Malishevë, pasi në një bankomat janë deponuar kartëmonedha që dyshohet të jenë të...

Lajmet e Fundit