22.9 C
Prizren
E martë, 22 Qershor, 2021

OKB-ja, takim urgjent për luftën në mes të Izraelit dhe Palestinës, kërkon paqe

Disa komandantë të grupit militant Hamas janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan të mërkurën si Hamasi ashtu edhe Izraeli, ndërsa përplasjet mes të dy palëve përshkallëzohen.

Grupi Hamas tha në një deklaratë se udhëheqësi i operacionit të tij ushtarak në Gaza, Bassem Issa dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë u vranë gjatë sulmeve.

Agjencia izraelite e sigurisë së brendshme tha të mërkurën se Bassem Issa dhe komandantë të tjerë të lartë të Hamasit, përfshi shefin e inxhinierisë së grupit dhe kreun e luftës kibernetike dhe ai për zhvillimin e raketave, u vranë. Qeveria izraelite tha se në total gjatë sulmeve u vranë 16 anëtarë të krahut ushtarak të Hamasit.

Vrasjet ndodhën pasi Izraeli nisi një raund të ri sulmesh ajrore në Gaza të mërkurën herët, duke vënë në shënjestër instalimet e policisë dhe të sigurisë. Një ndërtesë shumëkatëshe banimi dhe zyrash u dëmtua rëndë. Askush nuk ishte në ndërtesë në kohën e sulmit.

Përleshjet mes palestinezëve dhe Izraelit në Rripin e Gazës dhe Jeruzalem janë përshkallëzuar që nga e hëna.

Sulmet ajrore izraelite, për të cilat forcat ushtarake izraelite thonë se synojnë vendet e nisjes së raketave nga militantët, zyrat e inteligjencës dhe shtëpitë e udhëheqësve të Hamasit, kanë vrarë sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 65 palestinezë, përfshirë 16 fëmijë dhe pesë gra. Të paktën 365 persona janë plagosur.

Ngritja e tensioneve

Ndërkohë, sipas zyrtarëve të shëndetësisë gjashtë izraelitë u vranë në sulmet me raketa të Hamasit të martën dhe herët të mërkurën, duke përfshirë dy persona në qytetin Ashkelon. Hamasi ka qëlluar qindra raketa drejt qytetit izraelit të Tel Avivit dhe në periferi të tij që nga e hëna, duke përfshirë një breshëri prej 130 raketash të martën vonë në përgjigje të shkatërrimit të ndërtesës shumëkatëshe.

Shkëmbimi vdekjeprurës i zjarrit me raketa dhe sulmeve ajrore, luftimet më të mëdha këto midis grupit militant palestinez dhe forcave izraelite që nga lufta e vitit 2014 në Gaza, u shkaktuan nga trazirat në rritje për kontrollin e Jeruzalemit dhe përpjekjet e kolonëve hebrenj për të marrë komunitetet e kontrolluara nga arabët.

Tensionet janë zgjeruar deri në Bregun Perëndimor, ku qindra banorë në komunitetet arabe zhvilluan protesta brenda natës kundër veprimeve të fundit të forcave izraelite të sigurisë kundër palestinezëve.

Një 26-vjeçar palestinez u vra të martën në përleshjet me trupat izraelite në një kamp refugjatësh pranë qytetit të Hebronit. Në qytetin Lod, afër Tel Avivit, një 25-vjeçar arab u qëllua dhe u vra nga një banor hebre.

Shefi i Pentagonit Lloyd Austin ripohoi “mbështetjen e hekurt për të drejtën legjitime të Izraelit për të mbrojtur veten”. Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz tha se Izraeli do të vazhdojë të godasë Hamasin për të rivendosur qetësinë afatgjatë, sipas një deklarate mbi telefonatën mes tyre.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në mënyrë të ngjashme dënoi sulmet e Hamasit ndaj civilëve Izraelitë në një bisedë me Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se “Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten” ndërsa palestinezëve duhet t’u jepet e drejta “të jetojnë në siguri” ndërsa bëri thirrje për uljen e tensioneve.

Sekretari Blinken gjithashtu tha se udhëzoi zëvendës sekretarin e shtetit për Izraelin dhe çështjet palestineze, Hady Amr të nisej menjëherë për në Lindjen e Mesme për të nxitur zyrtarët izraelitë dhe palestinezë të ulin tensionet.

Ministrja e Drejtësisë e Gjermanisë, Christine Lambrecht, tha të mërkurën se Gjermania është “fuqishëm në anën e Izraelit” dhe shtoi se shteti hebraik “ka të drejtë të vetë-mbrojhet”.

Zonja Lambrecht gjithashtu kritikoi aktet e fundit antisemitie të tilla si djegiet e flamurit izraelit pranë sinagogave në Gjermani, duke thënë se ato nuk tregojnë “asgjë tjetër përveç mosrespektim të tmerrshëm të dinjitetit njerëzor”.

Gjatë një bisede të mërkurën me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu mbështetje për palestinezët.

Sipas Drejtorisë Presidenciale turke të Komunikimit, Erdogan tha se komuniteti global duhet “t’i japë Izraelit një mësim të fortë dhe parandalues” mbi sulmet e tij ndaj palestinezëve, .

Drejtoria tha se presidenti Erdogan i sugjeroi Putinit që të shqyrtohet krijimi i një force ndërkombëtare për të mbrojtur palestinezët.

Takimi urgjent i OKB-së

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po zhvillonte një takim urgjent me dyer të mbyllura të mërkurën për të diskutuar situatën. Burimet thonë se Shtetet e Bashkuara po vonojnë përpjekjet e Këshillit për të publikuar një deklaratë zyrtare mbi luftimet e përshkallëzuara nga shqetësimet se mund të dëmtojë përpjekjet që po zhvillohen në prapaskenë për t’i dhënë fund dhunës.

Hamasi lëshoi disa raketa disa minuta pas orës 18:00. afati i të hënës në mbrëmje që i ishte dhënë Izraelit për të tërhequr forcat e tij të sigurisë nga kompleksi i Xhamisë al-Aqsa në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit. Përleshje të shumta kanë shpërthyer ditët e fundit në kompleks, të cilin hebrenjtë e konsiderojnë vendin e tyre më të shenjtë dhe myslimanët vendin e tyre të tretë më të rëndësishëm.

Disa herë gjatë dekadave të fundit, luftimet midis Izraelit dhe Hamasit, grupi që sundon Gazën, kanë zgjatur për disa ditë. Por të mërkurën, kryeministri Netanyahu paralajmëroi në një deklaratë se “Ky është vetëm fillimi. Ne do t’i godasim ata siç nuk e kanë ëndërruar ndonjëherë”, tha ai.

Një zëdhënës i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeida, tha se sulmet me raketa ishin një përgjigje ndaj atyre që ai i quajti “krime dhe agresion” të Izraelit në Jeruzalem.

Korporata amerikane Chevron tha se kishte mbyllur platformën e gazit natyror Tamar në brigjet e Izraelit me udhëzim të Ministrisë së Energjisë. Izraeli tha se nevojat e tij për energji do të vazhdojnë të plotësohen.

Hamasi tha se kishte hedhur 210 raketa drejt qytetit Beersheba në Izraelin jugor dhe në Tel Aviv brenda natës në përgjigje të goditjeve ndaj një kulle në qytetin e Gazës.

“Nëse ata (Izraeli) duan të përshkallëzojnë gjendjen, rezistenca është gati, nëse duan të ndalen, rezistenca është gati,” tha Haniyeh.

Për Izraelin, shënjestrimi i Tel Avivit, kryeqytetit të tij tregtar, paraqet një sfidë të re në konfrontimin me Hamasin, i konsideruar si një organizatë terroriste nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Dhuna vjen pas disa javë tensionesh gjatë Ramazanit, me përplasje midis policisë izraelite dhe protestuesve palestinezë pranë Xhamisë Al-Aksa në Jeruzalemin Lindor.

Konflikti ka çuar në ngrirjen e bisedimeve nga ana e rivalëve të Netanyahut për formimin e një koalicioni qeverisës, me synimin për ta hequr atë. Zgjedhjet u zhvilluan më 23 mars, por rezultati i tyre ishte i paqartë.

Dhuna është ndezur gjithashtu në Bregun Perëndimor të pushtuar. Burimet mjekësore thanë se një palestinez 16-vjeçar u vra në përleshjet me forcat izraelite të mërkurën./VOA

Më Shumë

SBASHK dërgon 452 punëtorë të arsimit për pushime në bregdetin shqiptar

Sindikata e Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se po vazhdon me traditën e organizimit të pushimit në bregdetin shqiptar për një numër...

Shefqet Krasniqi shtrihet në QKUK, i rëndohet gjendja pasi u infektua me koronavirus

Hoxhë Shefqet Krasniqi është infektuar me COVID-19. Gazeta inFokus mëson se hoxhë Krasniqi është shtrirë në Klinikën Infektive pasi iu rëndua gjendja shëndetësore. E që Krasniqi...

Kritikoi Kinën/ 500 policë në redaksinë e një gazete, i kontrollohen kompjuterët

Rreth 500 policë i bastisën zyrat e gazetës “Apple Daily” në Hong Kong. Autoritetet pretendojnë se raportimet e kësaj gazete e shkelin ligjin kombëtar...

Bizneset akoma nën hije të pandemisë, ndihmat nga Qeveria të pamjaftueshme

Nga sektori i gastronomisë dhe hotelerisë, thonë se dëmet e shkaktuara nga pandemia akoma janë të parikuperueshme dhe se ndihmat nga Qeveria janë të...

Vdekja e foshnjes 3 javëshe në Suharekë, flet Kryeprokurori i Prizrenit

Një foshnje 3 javëshe është sjellë dje pa shenja jete dje në Qendrën Emergjente në Suharekë. Mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës, ndërsa shkaqet...

Ronaldo flet pas rekordeve dhe golave në fitoren e Portugalisë kundër Hungarisë

Cristiano Ronaldo është shprehur i lumtur që e ka ndihmuar Portugalinë ta nisë Kampionatin Evropian 2020 me fitore, duke e mundur 3:0 Hungarinë të...

Fillon rigjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizren, Ilir Baldedaj

Të enjten, në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka filluar rigjykimi ndaj ish-drejtorit të Administratës në Komunën e Prizren, Ilir Baldedaj,  i cili po akuzohet për...

PDK-ja kritikon qeverisjen në Prizren për mungesën e bibliotekës

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë së mërkurës në Prizren ka kritikuar qeverisjen aktuale pasi që ka dështuar projekti i bibliotekës në këtë...

Tensione të larta, synime modeste në takimin Biden-Putin

Presidentët Biden dhe Putin takohen të mërkurën në një kohë kur mes dy vendeve ekzistojnë mosmarrëveshje të thella dhe shpresat për arritje të rëndësishme...

Horoskopi i të martës/ Shenjat që do të kenë frymëzim të shkëlqyer dhe intuita të denja për një detektiv!

Dashi Do të mbizotërojë shpirti i skuadrës me kolegët, kur njëri nuk ia del e ndihmon tjetri, pa zili dhe kritika, për të arritur objektivin....

Dy raste pozitive me Covid në Kosovë

Nga 1.328 teste të kryera në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar vetëm dy raste pozitive me COVID-19. Rastet janë nga qyteti...

UEFA, cili e meriton çmimin e golit më të mirë?

UEFA ka publikuar katër gola prej të cilëve do të zgjedh më të mirin për këtë rund në Kampionatin Evropian. Patrick Shick është favorit pas...

Pas raportimit të qytetarit, Policia e Prizrenit gjobit shoferin

Policia e Kosovës me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion ka ngritur pika kontrolli me radar. Policia njëkohësisht është duke bërë edhe mbikëqyrjen e...

A i shpalli ambasadori Kosnett zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Deklarata e të fortit dhe përqyerrja e të padinjitetshmit: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund u takua me Gebelsin...

Dy të lënduar në aksident komunikacioni në Prizren

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në Prizren, me ç’rast lëndime të lehta kanë pësuar vozitësit e dy automjeteve të përfshira në aksident. Lajmin e...

“Liturgji në Kishën e Millosheviqit”, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit i reagon Kurtit

Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit që performoi liturgji fetare në objektin e braktisur që ndodhet në kampusin e UP-së, e kanë quajtur fyerje dhe...

Lajmet e Fundit