PDK kërcënon me zgjedhje

PDK-logo8-07Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e kryeparlamentarit dhe një sondazh i brendshëm e kanë trimëruar PDK-në e Hashim Thaçit. Burime të gazetës brenda kësaj partie, kanë thënë se PDK është tejet e gatshme për zgjedhje të reja, në rast se nuk arrin ta ketë kryeparlamentarin dhe kryeministrin e ardhshëm.

Deri te kjo gatishmëri, ka çuar një sondazh sipas të cilit, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash PDK do të kishte më shumë vota sesa LDK-AAK e Nisma së bashku.

Një gjë e tillë është diskutuar edhe në një takim të përbashkët që të mërkurën ka mbajtur kryesia e kësaj partie dhe grupi parlamentar. Në një komunikatë të lëshuar pas takimit, partia e Thaçit i ka vendosur disa pikë, si bazë negocimi për ndërtimin e institucioneve.

Ndërsa në komunikatë thuhej se, Kryesia e PDK-së dhe Grupi Parlamentar i saj rikonfirmojnë gatishmërinë e plotë për themelimin e shpejtë të institucioneve shtetërore, në pajtueshmëri me rezultatin zgjedhor, legjitimitetin qytetar dhe vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Gjithashtu kryesia e PDK-së dhe Grupi Parlamentar i saj shprehin edhe një herë gatishmërinë për bashkëpunim dhe qasje konstruktive në themelimin sa më të shpejtë të institucioneve shtetërorë. /Tribuna

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit