7 C
Prizren
E premte, 23 Janar, 2026

PDK në Prizren: ‘Fillimi i Ri’ është kategori ekzistenciale për të gjithë

Kandidatët për Deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Nait Hasani, Nezir Çoçaj dhe Nijazi Kryeziu kanë takuar elektoratin e fshatrave Lubizhdë e Qytetit, Skorrobisht, Reqan, Mushnikovë dhe Genqar.

“Fillimi i Ri është kategori ekzistenciale për të gjithë ne, është thelbi i politikës së re në Kosovë” kanë theksuar kandidatët për deputetë nga dega e PDK-së në Prizren.

“Fshatrat e rajonit të Podgurit do mbesin prioritet i qeverisjes së ardhshme që bazat i ka në platformën politike të Fillimit të Ri, duke i kushtuar vëmendje dhe përkushtim të lartë zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit si komponent i rëndësisë së veçant për zhvillimin ekonomik lokal”.

Qytetarët e fshatrave pjesëmarrës në këtë takim elektoral garantuan mbështetje të fuqishme platformës politike të PDK-së dhe Fillimit të Ri, duke potencuar mirënjohjen për të gjitha investimet që janë bërë në vitet paraprake nga pushteti lokal. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktivistë të LDK-së në Prizren akuzojnë kryetarin e degës, Driton Selmanaj, për manipulim votash

Një grup aktivistësh të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren kanë zhvilluar sot një aksion simbolik në hyrje të zyrës së degës së...

Bashkimi kualifikohet në gjysmëfinale

Bashkimi e ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës duke eliminuar GO+ Pejën në përballjen mjaftë dramatike. Skuadra prizrenase triumfoi me rezultat 70-73 (22-20, 17-22,...

Lajmet e Fundit