Peci: Mbi 4 milionë euro për Mamushën

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme vizitoi fermerë nga komuna e Mamushës. Mamusha ndryshe njihet si një ndër komunat me aktivitetin më të lartë bujqësor, ku fermerët e kësaj ane merren kryesisht me prodhim dhe përpunim të kulturave të ndryshme perimtare.

Me këtë rast, Ministri Peci u shpreh se Republika e Kosovës është shembull i përkrahjes për komunitetet jo-shumicë dhe njëkohësisht Mamusha është sinonimi i prodhimtarisë së perimeve në vend. “Qeveria është e përkushtuar dhe vazhdon të jetë dorë e zgjatur e zhvillimit për fermerët e zellshëm dhe meritorë”, tha Ministri Peci.

Theksojmë se sektorin 1.3 Serra në komunën e Mamushës kanë përfituar 69 përfitues me sipërfaqe prej 19.72 ha dhe me vlerë të mjeteve mbi 4 mln Euro. Ndërsa, në sektorin 1.4 Depo për ruajtjen dhe grumbullimin e pemëve dhe perimeve është një përfitues, projekti i të cilit kap vlerën e mjeteve me mbi 98 mijë Euro me kapacitet të depos prej 405 mtë mbjellë me perime sipërfaqen prej 6.9 ha.

 

Më Shumë

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Lajmet e Fundit