4.6 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Për 24 orë/ Policia e Kosovës konfiskoi 21 patentë shoferë

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë ka realizuar 543 pika kontrolli për automjete dhe gjatë kësaj kohe ka konfiskuar 21 patentë shoferë.

“Policia e Kosovës po vazhdon t’i kushtojë rëndësi shtimit të masave për të ofruar më shumë siguri në trafik. Njësitet policore të të gjitha Drejtorive Rajonale të Policisë (të trafikut dhe rendit), kanë vazhduar me aktivitete shtesë në fushën e trafikut. Gjatë 24 orëve të kaluara (22.01.2024), patrullat policore kanë kryer patrullime parandaluese si dhe kanë realizuar 543 Pika Kontrolli për Automjete. Për ata drejtues automjetesh që kanë bërë shkelje më të rënda të rregullave të trafikut rrugor, policia ka konfiskuar 21 patentë shofer.” Policia ka bërë apel te drejtuesit e automjeteve për kujdes gjatë vozitjes për shkak të motit të ftohtë.“Derisa ndodhemi në sezonin e dimrit, ku në rrugë mund të ketë ngrica e borë, apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve, që shpejtësinë e automjetit t’ia përshtatin kushteve të rrugëve dhe të jenë të përqendruar në ngasje.”

Më Shumë

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito,...

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Lajmet e Fundit