Prizren, 34 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 103 aktakuza kundër 116 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 13 persona, si dhe pranë gjykatës kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 6 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar 9 persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 47 aktakuza kundër 48 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një të dyshuari.

Ndërsa, nga kjo prokuroria janë ngritur 34 aktakuza kundër 44 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur janë ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër personave të dyshuar, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 11 aktakuza kundër 13 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Pacolli: Nuk do të ketë vendim për rampën në Prevallë pa dialog me banorët

Ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka reaguar lidhur me shqetësimet e banorëve të Prevallës për vendosjen e laurës në rrugën që...

Lajmet e Fundit