Për 360 ditë pune pritet të kryhet regjenerimi i brigjeve të Lumbardhit në Prizren

Sot ka filluar puna për regjenerimin e brigjeve të Lumbardhit në Prizren.

Sipas kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka njoftuar për fillimin e këtij projekti, punimet do të fillojnë nga “Ura e Gani Tadës” e më pas do të vazhdojmë përgjatë brigjeve të Lumbardhit, duke përfshirë urat dhe kejat përreth lumit, që nga lagjja Marashi e deri tek ura përballë Brigadës së Zjarrfikësve.

“Falënderoj Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës, që në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Këshillin për Trashëgimi Kulturore dhe QRTK-në, hartuan këto projekte që kanë një rëndësi të veçantë për Qendrën Historike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit tonë”, ka shkruar Haskuka.

Në njoftim po ashtu thuhet se punimet për të projekt do të zgjasin 360 ditë pune. Komuna e Prizrenit ka parashikuar që vlera për këtë kontratë të jetë 161 mijë euro.

 

Më Shumë

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit