Përfaqësojnë Serbinë, vajzat e grupit këndojnë shqip

Vajzat e grupit serb ‘Hurricane’ kanë treguar së fundmi për “Abc e Pasdites” se çfarë mendojnë ata për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.

Ata thanë se Anxhela ka një zë shumë të bukur dhe madje kënduan një pjesë nga refereni i këngës “Karma”.

“Është shumë e bukur. Ne e duam shumë Anxhelën. Është kaq e bukur dhe ne e dashurojmë këngën e saj. Jemi shumë të lumtura që kënga juaj  është në gjuhën tuaj, shqip, njësoj si kënga jonë serbisht”.

Ndër të tjera, vajzat u pyetën nësë e kanë menduar ndonjëherë të bashkëpunojnë me artistët shqiptar.

“Pse jo ne dëgjojmë shpesh muzikë shqiptare, i adhurojmë produksionet që keni ju në Shqipëri. Dhe pse të mos bënim bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar”, u shprehën ata.

Por çfarë mendojnë vajzat për dy vendet Shqipëri dhe Serbi? Mendojnë se muzika mund të bashkojë njerëz e kombe?

Po, ne jemi apolitik. Nuk jemi në ato ujëra”, thanë ato.

Vajzat përfaqësojnë Serbinë në Eurovision për herë të dytë, këtë vit me këngën “Loco, Loco”.

Ndërkohë kujtojmë se Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.

Më Shumë

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Bashkimi synon rikthimin në seri ndaj Trepçës, kërkon mbështetjen e tifozëve në Prizren

Pas dy humbjeve në ndeshjet e para të finales ndaj Trepçës, skuadra e Bashkimit po kërkon reagim në përballjet që zhvillohen në Prizren. Ndeshjet e...

Lajmet e Fundit