Përflitet se është në një lidhje me Ardjan Bujupin, Jasmina flet për herë të parë

Kohët e fundit është përfolur për një lidhje të mundshme mes Ardian Bujupit dhe ish konkurrentes së Përputhen, Jasmina Kadriu.

Ata janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin por kur u mësua se Jasmina do të jetë pjesë e klipit të ri, publiku u duk sikur u bind.

Mirëpo, ka qenë vetë Jasmina që ka komentuar këto spekulime.

Në një intervistë që ka dhënë për mediat në Kosovë, Jasmina nuk ka mohuar se mes tyre ka diçka.

Ajo refuzoi të jepte një përgjigje konkrete për raportin mes tyre duke shtuar dyshimet se janë bashkë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

“Jam pyetur shpesh nëse jemi në lidhje. Duke qenë se kam dalë nga një emision dashurie e kam pasur ‘të detyrueshme’ që jetën time private ta mbaja të hapur. Por tani kam vendosur që ta mbaj private dhe nuk dua të jap sqarime të mëtejshme.

Ndoshta ka pasur, e ndoshta jo shkëndija mes nesh. Kur dy persona takohen dhe nuk kanë komplekse krijohen gjithmonë mendime se mund të jenë në lidhje. Jemi të dy me botë të zgjeruara”, është shprehur Jasmina.

Më Shumë

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit