Kongresmeni Torres: Mezi pres ta përshëndes Kurtin në ShBA

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, ka deklaruar se mezi pres ta takojë kryeministrin Albin Kurti, në vizitën kur ky i fundit do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Torres tha se nuk kanë aleatmë të madh se Kosova në Evropën Juglindore.

“Kryeministri dhe unë pajtohemi se është më e rëndësishme se kurrë të sigurohemi që ShBA-të ta mbështesin Kosovën. Pas pushtimi rus të Ukrainës, ne duhet të mbështesim plotësisht aleatët tanë. Nuk kemi aleat më të madh në Evropën Juglindore se Kosova”, u shpreh ai.

“Kryeministri tregoi se ai do të vijë në Uashington në muajt në vijim dhe mezi pres ta përshëndes dhe të vazhdojmë me diskutimet tona”, shtoi kongresmeni.

“Unë do të jem aq i dobishëm sa mundem. Kryeministri mund të më konsideroj aleat. Populli i Kosovës mund të më konsideroj aleat. Mezi pres ta përshëndes dhe ta prezantojë me anëtarët, kur të vijë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Torres në Kanal 10.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Familja njofton për vdekjen e 26 vjeçarit që u godit nga rrufeja në Suharekë

Fatlind Bajselmani, 26-vjeç, vdiq të mërkurën pasdite pas goditjes që pranoi nga rrufeja në një zonë malore pranë Suharekës. Familja Bajselmani njoftoi sot se varrimi...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit