Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Drenoc

Në fshatin Drenoc të Rahovecit, dje në mesditë, është përfshirë nga zjarri kulmi i një shtëpie, raporton PrizrenPress

Sipas njoftimit të Policisë, pronari i shtëpisë ka raportuar se dikush ua ka vënë flakën disa livadheve dhe si pasojë, zjarri kaploi kulmin e shtëpisë së tij.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia njofton se zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve dhe nga banorët./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj: Zhuri dëshmoi mbështetjen e fuqishme për vizionin e PDK-së

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës , Shaqir Totaj, ka vlerësuar pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin zgjedhor të...

Kosova në zgjedhje, qytetarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Ndërsa qytetarët e Kosovës po i drejtohen kutive të votimit këtë të diel, një numër i konsiderueshëm prej tyre kanë zgjedhur që fundjavën ta...

Lajmet e Fundit