Përfundon ultimatumi për LDK-në e LVV-në, ky është vendimi i AKR-së

Ka skaduar ultimatumi i presidentit të AKR-së, Behgjet Pacolli, drejtuar Isa Mustafës dhe Albin Kurtit që brenda 10 ditëve të arrijnë marrëveshje për formimin e Qeverisë, në të kundërtën qëndrimi i tij në koalicionin LAA nuk ka kurrfarë kuptimi. Por, palët nuk kanë arritur kurrfarë marrëveshjeje, pavarësisht këtij afati 10-ditor.

Megjithatë sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se ultimatumi i Pacollit ishte dhënë më shumë për të reflektuar sesa ndonjë tentim për të dalë nga koalicioni.

“Opozita nuk është duke reflektuar, prandaj më shumë ky ultimatum ka qenë për ta bashkuar opozitën”, ka shtuar Makolli, duke sqaruar se ultimatumi synon të shpëtojë vendin nga vonesa e formimit të institucioneve.

Ai ka shtuar se Kosova aktualisht është në një situatë shumë të pafavorshme.

“Nëse dikush e do shtetin e vet, atëherë nuk do të duhej lejuar që ta lërë shtetin pa pozicion”, ka theksuar Makolli. /Zeri/

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Lajmet e Fundit