Përfunduan punimet në rregullimin e kulmit të banesës afër ish- TMK-së në Prizren

Drejtoria e Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor (DUPH), njofton se tanimë kanë përfunduar punimet për rregullimin e kulmit tek banesa afër ish-TMK-së, ndërkaq kanë filluar punimet për rregullimin e kulmeve për dy banesa në lagjen ‘Lakuriqi’.

DUPH, bën të ditur se aktualisht është në procesin e përzgjedhjes së operatorit edhe për 12 banesat e vitit 2021, ku përzgjedhja është bërë me disa kritere, ndër tjerash në bazë është marrë parasysh edhe shuma e participimit.

Sipas planit dinamik të DUPH-së, të gjitha punimet do të përfundojnë gjatë vitit 2021, në mënyrë që brenda 3 viteve të përmbyllen gjithsej 34 kulme të banesave kolektive

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit