3.2 C
Prizren
E shtunë, 28 Shkurt, 2026

Përfunduan vizitat mjekësore të nxënësve në Prizren

Mbi 7000 nxënës janë kontrolluar në shkollat e Prizrenit.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka paralajmëruar raport për problemet më të shpeshta shëndetësore të nxnësve.

Postimi në Facebook

Me vizitën e realizuar në shkollën speciale për edukimin e nxënësve me dëmtime në dëgjim dhe në të folur “Nënë Tereza”, po i përfundojmë vizitat sistematike shëndetësore nëpër shkolla, të cilat kishin filluar para më shumë se një muaj e gjysmë.

Gjatë kësaj periudhe mjekët e QKMF-së janë angazhuar maksimalisht duke kryer vizita në 56 shkolla dhe kontrolluar mbi 7000 nxënës, ku janë bërë 35 matje shëndetësore për të kontrolluar zhvillimin e përgjithshëm të fëmijëve.

Pas përfundimit të vizitave do të bëhet edhe një raport dhe do të krijohet databaza sipas këtyre matjeve, ku më pas do të mund të analizohen se cilat janë problemet më të shpeshta shëndetësore tek fëmijët dhe kjo do të na mundësojë që të marrim masa paraprake për parandalimin e tyre.

Më Shumë

Vazhdon krasitja e drunjve në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka bërë të ditur se po vazhdon procesi i krasitjes së drunjve në qytet dhe në vendbanimet tjera të komunës. Sipas njoftimit,...

Rahoveci triumfon ndaj Yllit, diferenca zbret në një pikë

Rahoveci 029 ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 74:69 (18:13, 19:17, 19:19, 19:20), në kuadër të javës...

Lajmet e Fundit