3.2 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Përkujtohen të rënët e Brigadës 121 ‘Ismet Jashari-Kumanova’

Në 26-vjetorin e rënies së Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”, në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë janë bërë homazhe dhe vendosje të kurorave me lule nga bashkëluftëtarë, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët, duke kujtuar sakrificën dhe gjakun e derdhur për liri të vendit, ripërsëritën se gjaku i dëshmorëve, gurëthemel i lirisë, është dhe mbetet frymëzim për fuqizimin e institucioneve.

Njëri ndër bashkëluftëtarët, Fatmir Limaj, tha se 25 gushti është përmbledhje e gjithë asaj trimërie e dhimbjeje që kanë përjetuar tërë këto male të Berishës nën këtë brigadë, ku vetë komandant Kumanova dha jetën për lirinë e Kosovës, dhe kjo është datë e shënuar për të gjithë dëshmorët e Brigadës 121, pavarësisht datës kur kanë rënë bashkëluftëtarët e tjerë.

Në këtë përkujtim kanë folur edhe bashkëluftëtarë dhe dëshmitarë të shumë ngjarjeve të trishta të historisë së re të Kosovës dhe luftës së UÇK-së në vitin 1998/99./RTK

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Krasniqi takon Taskforcën komunale për mbrojtjen e mjedisit në Malishevë

Në Malishevë është mbajtur një takim pune i Taskforcës komunale për mbrojtjen e mjedisit, e cila është formuar me vendim të kryetarit të komunës,...

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet,...

Lajmet e Fundit