12.8 C
Prizren
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Përkujtohet Beteja e Jeshkovës

Të martën, është shënuar përvjetori i 26-të i njërës nga betejat më të lavdishme të UÇK-së në komunën e Prizrenit, asaj të Jeshkovës.

Mëngjesin e 11 marsit të vitit 1999 makineria vrastare serbe ia kishte mësyrë Jeshkovës së Vërrinit, ku ndodheshin rreth 30 pjesëtarë të njësisë speciale të brigadës 125 të ZOP-it, të cilës i printe komandant, Hysen Rexhepi. Në një luftë të pabarabartë karshi mijëra forcave serbe dhe makinerisë luftarake, atë ditë për të mos vdekur kurrë ranë 21 dëshmorë.

Aktivitetet për shënimin e 26 vjetorit të betejës së lavdishme të Jeshkovës, kanë filluar me homazhe në Landovicë ku moren pjesë familjarë të dëshmorëve,veteranë e invalidë të luftës, qytetarë e përfaqësues të institucioneve te ndryshme.. Nënat e heronjve të Kosovës, Bashkim Suka e Hysen Rexhepi, Halimja dhe Farija, kishin mall në këtë ditë të veçantë për ato, por edhe krenare që lirisë së Kosovës ia falen bijtë e tyre të shtrenjtë. Pas Landovicës, homazhet vijuan para lapidarit të të rënëve në Jeshkovë.

Nënkryetari i komunës, Kujtim Gashi , tha se sot po përkujtojmë një ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së në Jeshkovë, lokalitet ky i cili i kontribuoi shumë luftës çlirimtare.

Kryetari I degës së OVL të UÇK- në Prizren, Isa Berisha, tha se në betejën e 11 marsit, luftëtarët trima të UÇK-së në Jeshkovë, zhvilluan një betejë titanike për jetë e vdekje me forcat shumëfish më të mëdha të armikut gjakatar.

Në betejën e Jeshkovës së 11 Marsit të vitit 1999 ranë në fushën e nderit 21 dëshmorë, 10 nga të cilët prehen së bashku me taborrin e luftëtarëve të nderit në Landovicë, kurse 11 të tjerë kanë vetëm emër ,por jo edhe një varr ku mund të iu bëhen nderimet e ditëve përkujtimore.TV Prizreni

Më Shumë

Zgjedhjet lokale në Prizren/ Kandidatët e Bashkimit Demokratik dhe votat që morën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet  për kandidatët e Bashkimit Demokratik për Kuvendin Komunal të Prizrenit, pas përfundimit të numërimit të votave. Sipas të...

“UÇK marshon” drejt Tiranës, pamje nga pika kufitare në Vërmicë

Qindra qytetarë nga Kosova janë nisur sot në drejtim të Tiranës për të marr pjesë në protestën atje që do të mbahet në përkrahje...

Lajmet e Fundit