14.7 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Përkujtohet Beteja e Landovicës (Video)

Sot është përkujtuar 17-të vjetori i Betejës së Landovicës, në të cilën kanë rënë 7 dëshmorë dhe dhjetëra martirë.

Përfaqësuesi i fshatit Fadil Berisha, tha se Landovica ka dhimbje, por edhe krenari për bijtë e vet që me gjakun e tyre u flijuan për lirinë e vendit.
Në emër të Komunës së Prizrenit, ka folur drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu.

Ai, vlerësoi lartë traditën e atdhedashurisë që kultivuan banorët e Landovicës, që u dëshmua edhe në luftën e fundit për lirinë e Kosovës.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta, ka folur sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, i cili tha se , amanetin e dëshmorëve do ta jetësojmë për një Kosovë siç e deshën ata, dhe nuk do të tolerojmë që të zhvlerësohen vlerat e atyre që u flijuan për çlirimin e vendit.

Para mbajtjes së tubimit përkujtimor, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë/TV Prizreni/

NË 17 VJETORIN E BETEJËS SË LANDOVICËS, PËRKUJTOHEN DËSHMORËT DHE MARTIRËT E RËNË PËR LIRISot është mbajtur manifestim përkujtimor në 17. vjetorin e Betejës së Landovicës, me ç’rast janë përkujtuar të rënët për lirinë e Kosovës. Sot është shënuar përmes një manifestimi përkujtimor 17. vjetori i betejës së Landovicës, ku janë nderuar 7. dëshmorët e rënë për liri dhe dhjetëra martirë të këtij lokaliteti. Para familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, bashkëvendasve dhe përfaqësuesve të shumë institucionëve, ka folur përfaqësuesi i këtij lokaliteti, Fadil Berisha, i cili tha se sot Landovica ka dhimbje por edhe krenari për bijtë e vet që me gjakun e tyre u flijuan për Lirinë e vendit. Në emër të komunës së Prizrenit, ka folur drejtori i urbanizmit, Nijazi Kryeziu, i cili vlerësoi lartë traditën e atdhedashurisë që kultivuan banorët e Landovicës, që u dëshmua edhe në luftën e fundit për Lirinë e Kosovës. Në emër të shoqatave të dala nga lufta, ka folur sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, i cili tha se , amanetin e dëshmorëve do ta jetësojmë për një Kosovë siç e deshën ata, dhe nuk do të tolerojmë që të zhvlerësohen vlerat e atyre që u flijuan për çlirimin e vendit. Para mbajtjes së tubimit përkujtimor, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë…

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Samstag, 26. März 2016

Më Shumë

Rahoveci 029 nis me fitore fazën përgatitore

Rahoveci 029 ka filluar me sukses fazën përgatitore për sezonin e ri, duke mbyllur me fitore ndeshjen e parë kontrolluese, duke mposhtur Vëllazninë me...

Prizreni ende pa fitore në Ligën e Parë

Prizreni ka përfunduar javën e gjashtë në Raiffeisen Ligën e Parë pa asnjë fitore, duke regjistruar tre barazime dhe tri humbje. Starti i sezonit...

Lajmet e Fundit