17.6 C
Prizren
E shtunë, 18 Prill, 2026

Shqipëria kthen prapa gjashtë sirianët që kaluan kufirin

Gjashtë sirianë janë bllokuar në hyrje të Shqipërisë nga Greqia, ndërkohë që një shqiptar është vënë në pranga për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se personat janë evidentuar me anë të kamerave termike në vendin e quajtur “Mulliri” në Kakavijë. Ata kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë dhe po lëviznin në drejtim të Gjirokastrës., njofton Top-Channel.

Zija Çollaku, 47 vjeç nga Delvina është vënë në pranga pasi po ndihmonte sirianët të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin kundrejt shumës prej 300 euro. Policia bën të ditur se shtetasit sirianë u kthyen në Greqi.

Më Shumë

Në Malishevë vazhdon aksioni i pastrimit në pesë fshatra, qytetarët i bashkohen nismës

Në kuadër të muajit të ambientit, në Komunën e Malishevës po vazhdon aksioni i pastrimit “Për Malishevën e pastër”, i cili sot është zhvilluar...

Nait Hasani për zgjedhjen e presidentit: Xhavit Haliti mund të jetë figurë unifikuese

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në "Info Magazina" ka thënë se Kosovës aktualisht i nevojitet një kandidat unifikues për postin e presidentit. “Mendoj që nga...

Lajmet e Fundit