3.5 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Përkujtohet Masar Shala

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka përkujtuar veprimtarin Masar Shala, në gjashtë vjetorin e vdekjes.

“Ishte njeri me integritet, parime dhe ndjenjë të lartë të përgjegjësisë. Veprimtaria e tij ishte bindje dhe përcaktim për lirinë e vendit”, shkruan Totaj.

Masar Shala ishte anëtar i Kuvendit Komunal dhe i Kryesisë së PDK-së në Prizren.

Postimi i plotë i Totajt 

Masar Shala, njeriu që dha kontribut me vlerë.

Sot u mbushën 6 vjet, kur veprimtari Masar Shala shkoi në jetën e përjetshme.
Në vitet ’90, Masari ishte aktiv në Parlamenti Rinor, Partinë Parlamentare e KLMDLNJ. Gjithashtu kontribuoi edhe në aksionin e faljes së gjaqeve, shoqatën “Nëna Terezë”, Këshillin për Emergjencë dhe veprimtari të tjera të kohës.

Ishte njeri me integritet, parime dhe ndjenjë të lartë të përgjegjësisë. Veprimtaria e tij ishte bindje dhe përcaktim për lirinë e vendit. Bashkëveproi me shumë veprimtarë, ndër ta edhe me Remzi Ademajn e Xhevat Berishën (tash Heronj të Kosovës), si dhe me Ismail Kryeziun (Dëshmor i Kombit).

Nga qershori 1999 ishte pjesë e Qeverisë së Përkohshme Komunale në Prizren. Mbi supet e tij bie drejtimi i normalizimit të gjendjes në fazën emergjente të pasluftës.
Ishte i zgjedhur si anëtar i Kuvendit të Komunës, në të gjitha legjislaturat e pasluftës. Besimin e qytetarëve e përdori për të shërbyer në funksion të interesit të përgjithshëm të qytetarëve dhe nuk i devijoi parimet.

Ishte ideator dhe kontribuues për ngritjen e Monumentit të Paqes, kushtuar Trupave të NATO-së në Prizren, i cili shpreh falënderimet e popullit, për Aleancën Veriatlantike. U zgjodh kuvendari më i angazhuar në Kuvendin e Komunës.

Zëri i Masarit po i mungon Kuvendit.

Kuvendi i Komunës së Prizrenit, në shenjë të vlerësimit të veprës së tij, vendosi që një rrugë në qytet dhe Çmimi për Demokraci i Komunës, të mbajnë emrin e Masar Shalës.

Më Shumë

Kryetari Latifi takon drejtorët e shkollave në Rahovec, diskutohet për procesin mësimor

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së, Muhamet Morina dhe personelin e kësaj drejtorie, u takuan me drejtorët...

Çikat e Bashkimit fitojnë me një fund dramatik ndaj Penzës

Çikat e Bashkimit kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj Penzës me rezultat 75:72 (17:14, 19:19, 17:20, 22:19), në një ndeshje shumë të fortë dhe...

Lajmet e Fundit