10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Përkujtohet veprimtari Masar Shala

Me rastin e tre vjetorit të vdekjes, në organizim të Kuvendit Komunal të Prizrenit, është përkujtuar veprimtari, Masar Shala.

Pjesë e këtij manifestimi përkujtimor ishin anëtarë të Kuvendit, bashkëveprimtarë, miq dhe familjarë të veprimtarit të ndjerë.

Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Kujtim Gashi, në fjalën e tij, tha se Masar Shalën do ta kujtojmë si ushtar, pjesëmarrës në themelimin e institucioneve shtetërore, dashamir të jetës sportive e kulturore në Prizren, si zë i kuvendarit të arsyeshëm në mbrojtje të interesit të i qytetarëve dhe si njeri të guximshëm me vizion dhe qëndrim të qartë.

“Edhe sot, edhe në këtë akademi, në mesin tonë është zëri dhe vizioni i Masar Shalës për ndërtimin e shtetit dhe qytetit të Prizrenit”, ka thënë Gashi.

Bashkëveprimtari i të ndjerit, prorektori i Universitetit të Prizrenit, Kadri Kryeziu, evokoi kujtime të veprimtarisë së përbashkët.

“Masar Shala ka qenë i pandalshëm në aktivitetin politik e kombëtar”, ka thënë Kryeziu.

Në emër të familjes, ka folur djali i të ndjerit, Duarti, i cili falënderoi të pranishmit për nderimin dhe respektin për jetën dhe veprën e babit të tij, për të cilin tha se kujtimi dhe krenaria i bën të fortë nga largimi i tij nga kjo botë.

I ndjeri , Masar Shala, kishte ndërruar para tre vitesh në Tiranë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ditëve të fundit të jetës së tij ishte shef i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin e komunës së Prizrenit. /TV Prizreni/

Më Shumë

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Lajmet e Fundit