5.5 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Përmbyllet në Prizren Programi i shkëmbimit të nxënëse Shqipëri-Kosovë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) të Kosovës, kanë organizuar në Prizren ceremoninë përmbyllëse të programit të shkëmbimit nxënësve mes dy vendeve “Si n’shtëpinë tënde”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrja Besa Shahini, zëvendësministri i Arsimit të Kosovës, Heset Sahiti, nxënës pjesëmarrës në këtë program, prindër, mësues dhe drejtues të ndryshëm.

Përgjatë 2 javëve të fundit, përveç programeve mësimore, 120 nxënës në total nga Shqipëria e Kosova kanë marrë pjesë edhe në aktivitete të ndryshme për shkëmbimin e kulturave midis dy vendeve. Nxënësit që kanë marrë pjesë në program kanë jetuar me një familje pritëse.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ministrja Shahini duke falënderuar nxënësit pjesëmarrës në program dhe prindërit që kanë hapur dyert e shtëpive të tyre mikpritëse, theksoi se qëllimi i programit është që ta njohim sa më mirë dhe ta duam sa më shumë njëri-tjetrin.

“Paragjykimet nuk do të ndodhin nëse ne e njohim më mirë njëri-tjetrin dhe thellohemi në mënyrën e jetesës së njëri-tjetrit. Jemi dy vende shqipfolëse, kështu që e kemi të domosdoshëm bashkëpunimin. Qëllimi kryesor i këtij programi ishte që të njohim sa më mirë qytetet dhe shkollat e njëri-tjetrit, dhe në këtë formë të kuptojmë sa më mirë si jetohet në anën tjetër të kufirit dhe se si zbatohet kurrikula e re e cila është e ngjashme në të dy vendet”, u shpreh Shahini.

Ndër të tjera, ministrja Shahini tha se ky program pilot 2-javor planifikohet të thellohet edhe në të ardhmen dhe se përshtypjet e secilit nxënës, prind, mësues e drejtues janë shumë të rëndësishme për procesin e politikbërjes.

?Programet e shkëmbimit të nxënësve u japin të rinjve mundësinë për të studiuar në një vend dhe mjedis të ndryshëm, si dhe të pajtohen me historinë dhe kulturën e një vendi tjetër duke njohur miq të rinj dhe duke pasuruar zhvillimin e tyre personal/ATSH.

Më Shumë

PDK-ja në Prizren nis fushatën zgjedhore me homazhe në Landovicë dhe te Monumenti i Lirisë

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kryetar i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë të...

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

Lajmet e Fundit