23.8 C
Prizren
E diel, 19 Shtator, 2021

Përse këshillohet përsëri mbajtja e maskës

Prapë duhet të vendosim maska? Edhe nëse jemi të vaksinuar?

Për një pjesë të madhe të Shteteve të Bashkuara, kjo është këshilla e fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC i ka përditësuar udhëzimet për maska këtë javë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ndryshimi vjen vetëm dy muaj pasi CDC-ja ka konstatuar se njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk kanë më nevojë të veshin maska në ambiente të brendshme publike.

Që atëherë, agjencia po ashtu ka thënë se të rriturit dhe adoleshentët e vaksinuar, nuk kanë nevojë t’i veshin maskat as në kampe apo shkolla verore.

Çfarë ka ndryshuar?

Zyrtarët e CDC-së kanë njoftuar se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar, duhet t’i rikthehen vendosjes së maskave në ambiente të mbyllura, nëse jetojnë në zona ku infektimi me koronavirus po rritet. Këto zona aktualisht përbëjnë pjesën më të madhe të SHBA-së, ose më shumë se 60% të qarqeve amerikane. Maskat, në përgjithësi, nuk janë të nevojshme jashtë.

Agjencia gjithashtu ka thënë se të gjithë mësuesit dhe nxënësit duhet të veshin maska në shkolla, pavarësisht nëse koronavirusi është në rritje në komunitet ose jo.

CDC-ja nuk ka qenë e para që ka bërë thirrje për kthimin e maskave. Javëve të fundit, disa qytete amerikane kanë sjellë rregulla për veshje të maskave në ambiente të brendshme.

Përse ky ndryshim?
E gjitha është për shkak të versionit më ngjitës të koronavirusit, Delta, ka thënë CDC.

Ky variant po nxit rritjen e numrit të rasteve në pjesën më të madhe të SHBA-së dhe tani përbën më shumë se 80% të infeksioneve.

Zyrtarët e CDC-së kanë thënë se informacionet e reja në lidhje me përhapjen e tij, i kanë detyruar ata të ndryshojnë qasje.

Pjesa dërrmuese e infeksioneve të reja në SHBA vazhdon të jetë midis njerëzve të pavaksinuar.

Rrallë, disa njerëz të vaksinuar përfundojnë si të infektuar, megjithëse vaksina zbut goditjen dhe në përgjithësi mbron nga simptoma të rënda.

Më herët, njerëzit e vaksinuar dhe të infektuar kanë pasur nivele të ulëta të virusit dhe nuk kanë pasur shumë gjasa ta përhapin atë, ka thënë drejtoresha e CDC-së, Rochelle Walensky.

Por, të dhënat e reja tregojnë se ky nuk është rasti me variantin Delta. Njerëzit e vaksinuar “kanë potencial ta përhapin virusin te të tjerët”, ka thënë ajo.

Çfarë nuk ka ndryshuar?
Udhëzimet për këdo që nuk është vaksinuar kundër koronavirusit mbeten të njëjta: Maskat rekomandohen brenda, pothuajse kudo.

Të gjithë – pavarësisht nga vaksinimi ose vendndodhja – duhet të mbajnë maska kur janë në aeroporte ose stacione treni, ose kur hyjnë në autobusë, trena ose transporte të tjera publike.

Spitalet, dyqanet dhe bizneset gjithashtu mund të kërkojnë maska.

CDC-ja nuk e ka ndryshuar shprehimisht udhëzimin për kampet verore, sepse sezoni po mbaron dhe shkollat do të hapen së shpejti.

Ku janë vatrat?
Udhëzimi i ri është për zonat me përhapje të konsiderueshme ose të lartë të koronvirusit, të cilat i tregon CDC-ja përmes hartës.

Sipas CDC-së, shkallët e rasteve të reja janë veçanërisht të larta në jug dhe jugperëndim të SHBA-së.

Dhe, normat janë të larta në të gjitha qarqet, përveç disave në Alabama, Misisipi dhe Misuri.

Më Shumë

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës

Asociation “Loyola–Gymnasium” ka shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës, për një angazhim me gjysmë norme. Dokumentet e nevojshme: • Letër motivuese; • CV; • Diploma e...

Luajtën bixhoz, Gjykata e Prizrenit dënon pesë persona

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve H.K., P.B., Sh.K., K.K., S.K., për shkak...

Tre gjigantët anglezë planifikojnë të testojnë vendosmërinë e Dortmundit për Bellinghamin

Klubet e mëdha të Ligës Premier janë të bindura se Borussia Dortmund do të shesë mesfushorin Jude Bellingham në verën e ardhshme. Bellginham ka befasuar...

Për ”Le Monde”: Quhem Ismail. Nuk kam asgjë prej myslimani

  Prestigjiozja franceze ka botuar, të premten e 23 majit 1986, në faqet 15 dhe 19, intervistën ekskluzive me shkrimtarin Ismail Kadare, të zhvilluar gjatë...

Peja me fitore të lehtë ndaj Bashkimit

Peja ka shënuar fitore të lehtë kundër Bashkimit 86:51 (19:5, 20:15, 24:19, 23:12), në kuadër të javës së parë të Art Motion Superligës së...

Vdes 73-vjeçari pasi nuk kishte vend për t’u shtrirë në spitale

Një 73-vjeçar amerikan, Ray DeMonia vdiq pasi nuk pati asnjë shtrat të lirë në 43 spitale. Ai nuk po kërkonte trajtim për COVID-19, por kishte...

Spitali i Prizrenit, 55 pacientë po trajtohen me Covid-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 591 pacientë në klinikat Covid-19 të...

Quni vizitoi Teqen e sheh Ismail Shehut në Lukinjë të Hasit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka qëndruar sot në fshatin Lukinjë të Hasit. Ai, në këtë fshat ka vizituar Teqen e...

‘Eja të vdesim e dashur, s’ka rëndësi në rron si rob a zot, arkivoli është gati’

Poezi nga Xhevahir Spahiu Eja të vdesim, e dashur, shpenzimet e varrimit i merr përsipër shteti, a s’e dëgjove në TV si kryelajm? Eja të vdesim, e dashur, s’ka...

Totaj merr mbështetje në Has

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shpalosur sot programin e tij zgjedhor në fshatrat e Hasit. Ai tregon se në këto...

Nga 1 tetori arsimi i lartë publik pa pagesë – Kurti: Përfitues edhe studentët e vendeve të rajonit

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë të ditur se nga 1 tetori i këtij viti të gjithë ata që duan në studiojnë në...

Totaj: Do të qeverisi me duar të pastra

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, në kuadër të fushatës parazgjedhore është takuar me mësimdhënësit pensionist, si dhe me strukturat e...

Koronavirusi i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares

Mëngjesin e sotëm, ka ardhur një lajm i hidhur për sportin e në veçanti për futbollin shqiptar. Koronavirusi ka fituar betejën me fizioterapistin e Kombëtares...

Sot fillon votimi përmes postës për zgjedhjet e 17 tetorit

Sot fillon votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës të cilët janë regjistruar suksesshëm për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas afateve të...

Quni: LDK-ja po rikthehet në Prizren

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, shprehet i bindur se subjekti i tij politik do të rikthehet më 18 tetor në...

Shtetet më të shtrenjta e të lira për të jetuar, ku renditet Kosova

Baza e të dhënave të Statistikave Botërore “Numbeo” ka publikuar raporte të përditësuara mbi koston e jetesës në vendet e botës, në lidhje me...

Lajmet e Fundit