14 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Përsëri dështon të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për vrasjen e rëndë te “Transiti i ri” në Prizren

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, përsëri ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, të akuzuar për vrasje të rëndë të Mendim Kurtishaj, në maj të këtij viti.

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e mbrojtësit të të akuzuarit Orhan Ademaj, avokatit Blerim Mazreku, për të cilin kryetarja e trupit gjykues deklaroi se ka marrë një shkresë përmes të cilës avokati Mazreku e ka njoftuar se nuk është në gjendje të mirë shendetësore dhe nuk mud të jetë i pranishëm në këtë seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas që nuk pati kushte për mbajtjen e kësaj seance, kryetarja e trupit gjykues Raima Elezi njoftoi se seanca e radhës do  të mbahet me 25.01.2021  në ora 09:00.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur me 30.10.2020, Orhan Ademaj dhe  Albert Ademaj, akuzohen se të me 01.05.2020 rreth orës 14:30 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin Mendim Kurtishaj.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III” , të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin Mendim Kurtishaj, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës, ku vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë” gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit të cilët kanë qenë në veturën e tyre dhe kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transit i ri ” në Prizren e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë për skaj rruge ku është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën pas së cilës i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit Mendim dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit , pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardh auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren , me ç’rast është vërtetuar se i njejti në emergjencë ka arritur pa shenja jete , sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227 të datës 01.05.2020.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se  në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale  “Vrasja e rëndë”./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Përleshje mes babait dhe djalit në Prizren

Një mosmarrëveshje familjare mes një babai dhe djalit të tij ka eskaluar në dhunë fizike brenda shtëpisë familjare në Prizren. Kliko videon:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1639600633358898 Sipas burimeve të Sinjalit...

26 vjet nga Beteja e Carralevës

Sot, në fshatin Carralevë, u shënua 26-vjetori i Betejës Heroike që u zhvillua gjatë luftës për liri, me një ceremoni përkujtimore në nderim të...

Lajmet e Fundit