9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Përshëndetje emocionuese e Vedat Muriqit me Fenerbahcen – presidenti dhe legjenda e klubit turk me fjalë të mëdha për sulmuesin

Largimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce është përcjell me respekt, por edhe mërzi nga klubi i madh turk.

Si rrallë herë në futboll, ndarja e futbollist tonë me klubin e tij ka qenë vëllazërore dhe e ndjerë.

Pasi nënshkroi me Lazion, Muriqi është kthyer në Stamboll për t’u ndarë përfundimisht me ish-skuadrën e tij.

Nga ura e Stambollit, Muriqi është paraqitur në një video lamtumirëse me presidentin e klubit, Ali Koc dhe legjendën e futbollit turk, Emre Belezoglu.

Presidenti i klubit, Koc, ka thënë se në brendësi janë të thyer që Muriqi po largohet, pasi ai për një vit ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të klubit.

“Para nisjes së sezonit të ri, brendësia jonë është e thyer, pasi vëllai jonë do të largohet nga ne”.

“Edhe pse qëndroi vetëm një vit me ne, ne të gjithë shumë e deshëm, tifozët e deshën, pasi me zemrën e tij të madhe bëri gjithçka çfarë mundi për Fenerbahcen. E kemi të vështirë që ta plotësojmë vendin e  tij. Besojmë që edhe në Itali, sikurse qe ka pasur ngritje edhe atje do të shkëlqejë. Rruga e mbarë i qoftë, zoti e ndihmoftë. Në emër të Fenerbahces i uroj më të mirat”, ka thënë Koc.

Vedat Muriqi dhe Ali Koc

Muriq në anë tjetër shtoi se ka qenë nder dhe krenari që të vesh një fanellë si ajo e Fenerbahces.

“Ta vesh këtë fanellë për mua ka qenë nder dhe krenari dhe për këtë ju falënderoj. Po filloj një aventurë të re dhe nuk kam dyshim që do të jeni me mua. Zemra ime është me ju dhe në fund të sezonit pres të bëhemi kampion. Ju dua të gjithëve dhe shihemi”, deklaroi Muriqi.

Në anën tjetër ish kapiteni Emre Belozoglu, ka shtuar se gjithmonë dera e klubit do të jetë e hapur për sulmuesin shqiptar.

“Si njeri dhe si lojtarë jam kënaqur të luaj me Vedatin. Unë besoj që zemrat tona gjithmonë do të jenë bashkë. Kjo derë është gjithmonë e hapur për ty dhe i uroj suksese në karrierë”, deklaroi ai.

Emre Belozogliu dhe Vedat Muriqi

Muriqi i ka mbushur arkat e klubit të Fenerbahces me 18 milionë euro. /Telegrafi/

Më Shumë

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Lajmet e Fundit