16.1 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Personazhi më me ndikim në botë një futbollist

Cristiano Ronaldo është mbreti i rrjeteve sociale jo vetëm mes futbollistëve, por edhe në krahasim me gjithë sportistët e të famshmit e planetit.

Një sondazh i KPMG, autoriteti që bën bilanct ekonomike të kompanive më të mëdha në botë, ka nxjerrë se portugezi i Juventus është personazhi më me influencë në botë.

Më shumë se Messi, Papa Francesco apo Donald Trump. CR7 llogarit suportin e 340 milionë ndjekësve mes Facebook, Instagram e Twtter, kundër “vetëm” 205 të Neymar e 189 të Messi.

Në nivel sportistësh të kategorive të tjera, distanca është edhe më e madhe sepse ai që e ndjek është LeBron James, me 106 edhe pse shumë më mirë i pozicionuar se Stephen Curry e Conor McGregor, pak më lart se kuota 40.

E pamundur të krahasohet Ronaldo edhe me njerëzit e tjerë të famshëm jashtë sportit. Justin Bieber e Taylor Sëift nuk arrijnë as 300 milionë fansa (284 e 268), ndërsa Barack Obama është ndalur në 176 me Trump e Papa Francesco shumë larg (90 e 11).

Më Shumë

Përurohet Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël në Ditën e të Pagjeturve

Në Ditën e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, është përuruar Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël, në kujtim të 113 martirëve,...

“Hasi Jehon”, festivali gjysmë shekullor që ruan traditën

Tre netët e para të majit, malet e fshatit Gjonaj patën jehonë tjetër. Më 1, 2 dhe 3 maj, aty u mbajt Festivali “Hasi Jehon”,...

Lajmet e Fundit