Personeli shëndetësorë i prekur nga COVID-19, 25 pacientë nga Kukësi nuk marrin trajtimin me hemodializë në Prizren

Infektimi i personelit shëndetësorë të Repartit të Dializës në Spitalin e Prizrenit ka ndikuar që 25 pacientë nga Kukësi që trajtohen me hemodializë në këtë spital të mos marrin shërbimin.

Në shenjë proteste, pacientët u mblodhën këtë të premte para spitalit të Kukësit ndërsa kërkuan zgjidhje për problemin e tyre, njofton Vizion Plus.

“Kërkojmë zgjidhje nga Ministria e Shëndetësisë sepse neve shpirtin na mban dializa. Kemi bërë dializë të mërkurën, por sot në Prizren nuk na pranuan pasi personeli shëndetësorë i atij reparti është infektuar”, deklaroi një paciente.

U desh ndërhyrja e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë e cila pas negociatave me ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë, arritën një marrëveshje për mos ndërprerjen e shërbimit të hemodializës.

Prej disa vitesh, 25 paciente nga Kukësi, Hasi e Tropoja kryejnë shërbimin e hemodializës në spitalin e Prizrenit dhe atë të Gjakovës falë marrëveshjes ndërqeveritare mes dy vendeve

Më Shumë

Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet i pesti në skenë

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe...

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Lajmet e Fundit