12.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Përurohet çerdhja e parë publike në Prizren, Kurti premton për 4 vjet edhe 160 të tjera në gjithë vendin

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkendës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci kanë bërë përurimin e çerdhes së parë publike në Prizren, raporton Ekonomia Online.

Kurti me këtë rast tha se në programin e tyre fëmijëve u është kushtuar vëmendje e veçantë duke u ndarë fëmijëve deri 2 vjet 20 euro në muaj.

Madje ai ka premtuar se do të hapen 160 çerdhe të reja për 4 vjetët e ardhshme.

“Kur fëmija hyn në klasë nuk ka rëndësi se prej nga vjen e çfarë statusi kanë prindërit e saj por kush është mësuesi. Kam folur edhe për rëndësinë e prindërve që kanë ndaj fëmijëve për tu siguruar që ata t’i bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të kufizojnë kohën në televizor e tablet. Kam folur edhe përgjegjësinë që ka shteti si mbikëqyrës për sigurimin e mundësive të barabarta të mirëqenies sonë të përbashkët”.

“Në Prizren nuk ka pasur asnjë institucion parafillor publik, por kemi 8 të tilla private e sot kemi një ngjarje kaq të rëndësishme me hapjen e parë të çerdhes publike. Mu bë zemra mal që këtu kemi 220 fëmijë që do të edukohen nga edukatoret që do të kujdesen për formësimin e karakterit te tij. Në programin tonë u kemi kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve ku u kemi ndarë fëmijëve deri 2 vjet 20 euro në muaj. Dhe kemi premtuar se do të hapim 160 çerdhe të reja për 4 vitet e ardhshme”.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se gjendjen në edukimin parashkollor nuk është e mirë, ku statistikat thonë se 7 për qind e fëmijëve 0 deri në 5 vjeç janë pjesë e procesit arsimor, raporton EO.

“Urime 1 Qershori të dashur fëmijë. Është kënaqësi të je në këtë ambient të këndshëm ku u ofrohen mundësi edhe fëmijëve të Komunës së Prizrenit”.

“Ndihem e plotësuar që këtu po hapet çerdhja e parë publike dhe poashtu e lumtur që do të hapen edhe çerdhe të reja. Ju dëshiroj momente të këndshme e edukim të mirë të gjithë vogëlushëve të kësaj çerdheje”.

“Secili prej nesh kemi një rol të rëndësishme që edukimi që ofrohet të jetë më i miri që u japim fëmijëve tanë. Për momentin nuk e kemi të mirë gjendjen në edukimin parashkollor, ku statistikat thonë se 7 për qind e fëmijëve 0 deri në 5 vjeç vijojnë ndonjë formë të edukimit parashkollor”.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka tha se drejta e fëmijëve për të ndjekur mësimin e hershëm ishte mohuar në Prizren për 20 vjet, duke shtuar se çerdhet e privatizuar do t’i kthejnë në publike.

“Fëmijëve ju uroj 1 Qershorin. Ne çdo ditë e kemi ditë të fëmijëve pasiqë çdo ditë duhet të punojmë me ta. Ky është një rast i veçantë andaj zgjodhëm që të përfundojmë këtë godinë për 2 vite e gjysmën duke hapur çerdhen e parë publike këtu në lagjen ‘11 marsi’”.

“E drejta e fëmijëve për të ndjekur mësimin e hershëm ishte mohuar në Prizren për 20 vjet. Ne e kemi adresuar këtë problem. Së shpejti do të përfundoj edhe çerdhja në lagjen ‘Dardania’, në ‘Bajram Curr; do të përfundoj në shtator. Çerdhen e privatizuar të Prizrenit do ta kthejmë në publike. Emri i çerdhes të propozoj të jetë ‘Artan Dehari’”./EkonomiaOnline/

Më Shumë

Kurti për komandant Drinin: Luftëtar e intelektual i paepur

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren në detyrë, Emilia Rexhepi, e deputetët të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës kanë bërë homazhe në...

Ndahet nga jeta avokati Ruzhdi Berisha

Ka ndërruar jetë avokati nga Prizreni, Ruzhdi Berisha. Familjarët kanë bërë të ditur se ai ka ndërruar jetë, duke lënë pas një boshllëk të madh...

Lajmet e Fundit