19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Përurohet palestra “Mizahir Isma” në Rahovec(Foto)

Sot në Rahovec u përurua palestra më e madhe sportive e cila mban emrin e dëshmorit të rënë gjatë kohës së luftës, Mizahir Isma.

E kjo palestër, kryeministrit të vendit përshtypjen e parë ia dha sikur të ishte në Amerikë e jo në vendin e tij.

“Kur hyna nuk e dita a jam në Amerikë a në Kosovë”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se buxhetit të Kosovës i gjithë ky investim i cili kishte filluar punën e tij nga viti 2007, i ka kushtuar 3 milion euro.

“Është kënaqësi e veçantë të jem në këtë ceremoni të festimit të palestrës më të bukur në Kosovë e cila buxhetit të MKRS-së i ka kushtuar rreth 3 milion euro. Uroj që nga kjo palestër të mos ketë rezultate vetëm basketbolli por edhe voleybolli e në të gjitha fushat të tjëra”, tha Gashi.

Gashi tha se ky ka qenë një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore.

“Ka qenë e veçantë që prej marrjes sime të mandatit si ministër ta përmbyllim një nga projektet më të mëdhë infrastrukturore”.

Ndërsa kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifaj, tha se me këtë palestër, Rahoveci do ta shënojë historinë e fitores dhe sukseseve.

“Rahovec më në fund palestra është gati. Unë ndihem i lumtur që jam këtu ta hap palestrën e sporteve. Sot nuk dua të zgjas fjalimin tim pasi mjaft është stërzgjatur puna e punimeve të kësaj palestre. Që nga sot sporti rahovecas do shkruaj historinë me shumë fitore e suksese. Më duhet të them se pa seriozitetin dhe përkushtimin e dhuruar nga komuna, ministria e Qeveria nuk do kryhej palestra. Përfundimin e kësaj palestre ia kemi pasur borgj sportistëve tanë e qytetarëve”.

 Ndërsa djali i dëshmorit Mizahir Isma, Jetullah Isma tha se nëse babai i tij do ishte gjallë do ishte krenar për këtë vepër.

“Jam i lumtur që sot ndodhem në mesim tuaj. Unë ju them se edhe babai im do ishte krenar me ndërtimin e këtij objekti. Babai im ka luftuar për liri dhe në mbrojtje të shokëve dhe vendit të tij. Kjo palestër e cila ka marrë emrin e babait tim do jetë një mburrje për ne”.

Më Shumë

Kryeministri Kurti për Asociacionin: Është larg asaj që ka kërkuar Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe me ç’rast ka thënë se gjithçka duhet të jetë në...

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Lajmet e Fundit