1.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Përurohet shtatorja e heroit, Agim Shala

Nëna Halime, nuk kishte se si të mungonte në përurimin e shtatores së birit të saj të shtrenjtë, Agim Shala. Ajo mundohej të qëndronte e fortë edhe pse e kishte shumë të vështirë, duke thënë se ndjehet krenare me Agimin dhe familjarët tjerë që u flijuan për lirinë e Kosovës.

Në ceremoninë e përurimit të shtatores, kushtuar heroit të Kosovës, Agim Shala, përballë objektit të administratës komunale në Prizren, ishin pjesëtarë të shoqatave të dala nga lufta, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme. Nënkryetari i komunës, Kujtim Gashi, tha se sot në këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët, Prizrenit iu rikthye, Agimi , i cili me trimat tjerë na e solli lirinë. Sekretari i degës së OVL të UÇK-së, Isa Berisha, tha se ndjehej i emocionuar pasi me vendosjen e shtatores, po nderohet jeta dhe vepra e bashkëluftëtarit të tij që deri në rënien heroike, nuk u ndal për asnjë çast për të kontribuar për çlirimin e Kosovës.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren, Adem Morina, tha se në këtë ditë të veçantë për mbarë kombin tonë, kujteses sonë kolektive për historinë tonë të lavdishme, po ia shtojmë edhe shtatoren e heroit të Kosovës, Agim Shala. Ndërkaq, bashkëluftëtari i heroit, Agim Shala, Fidaim Dida, tha gjithashtu se në këtë të shënuar për shqiptarët, duhet të gjithë të ndjehemi krenar për sakrificën e familjes Shala, për realizimin e aspiratave të kombit tone. Shtatorja e heroit, Agim Shala, është punuar nga skulptori, Gëzim Muriqi.TV Prizreni

Më Shumë

Derbi Rahoveci-Kastrioti hap sot elitën e hendbollit

Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) nis të shtunën me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit, një përballje që pritet të...

Elita e basketbollit me super sfida

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë. Elita e basketbollit vazhdon të sjellë super ndeshje. Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi është një përballje interesante dhe...

Lajmet e Fundit