8.1 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Përurohet shtatorja e Ismal Qemalit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë zbuluar shtatoren e Ismail Qemailit në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka deklaruar se deri në fund të vitit do ta dërgojnë shtatoren e Hasan Prishtinës në Vlorë. Ai tha se duam bashkimin e shqiptarëve dhe përparimin ekonomik.

“Nuk kemi nevojë për thënie të reja, mjafton t’i implementojmë ato që i kanë dashur Ismail Qemaili dhe rilindasit tonë”, ka thënë ai.

Ahmeti tha se në fjalët dhe veprat e Ismail Qemaili ka dhënë dy porosi, shtet ndërtimin dhe bashkimin. Ai falënderoi të gjithë të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen e kësaj shtatore.

Më Shumë

Klea Gashi, MVP e finales në Kupën U18

Klea Gashi, me 26 pikë të shënuara, ishte liderja e KBF Bashkimit në fitoren e madhe në Kupën U18 Bashkimi është shpallur fituese e Kupës...

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Lajmet e Fundit