9.9 C
Prizren
E mërkurë, 28 Janar, 2026

Pesëmbëdhjetë pikat e Asamblesë së Prizrenit

Prizren-Asambleja komunaleKomiteti për politikë dhe Financa në Prizren ka diskutuar për 15 pika të rendit të ditës, të cilat do të trajtohen në mbledhjen e Asamblesë Komunale.

Ndër pikat kryesore të cilave u është drita e gjelbër në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa ishin shqyrtimi i projekt -vendimit për lejimin e shqyrtimit publik për planin rregullues të një pjesë të lagjes ‘Arbana’, pastaj ndryshimin dhe plotësimin e projekt- planit rregullues të hollësishëm “industri e lehtë” dhe pika të tjera të rëndësishme.

Vëmendjen e opozitës e ka tërhequr shqyrtimi i propozim vendimit për lëshimin e lejes për ndërtimin e objektit të përkohshëm të fabrikës për përpunimin e mishit, e cila e ka një donacion nga donatorët.

Anëtari i Komitetit për Politikë dhe Financa Osman Hajdari shprehu dyshimin e tij se nuk është kompetencë e Kuvendit Komunal që të jap leje.

Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm Nijazi Kryeziu tha se personi që dëshiron të ndërtojë këtë fabrikë ka donacion nga Bashkimi Evropian, “prandaj kërkon leje të përkohshme’ e pasi ai nuk mund të ia jap këtë leje, sepse nuk e lejon ligji ka kërkuar nga Asambleja të vendos për këtë çështje sipas kërkesës së personit.

Pas vërejtjeve edhe nga anëtarë të tjerë të Komitetit për Politikë dhe Financa kjo pikë nuk do të shqyrtohet në mbledhjen e Asamblesë, ndërkohë do të kërkohen njoftime shtesë për këtë projekt,transmeton TVO.

Pas mbledhje kryesuesi Kujtim Gashi vlerësoi takimin duke pohuar se të gjithë anëtarët ishin konstruktiv në qëndrimet e tyre.
Kryesuesi e ka vlerësuar të suksesshme punën e gjashtëmujorit të parë të këtij viti të Asamblesë Komunale.

Më Shumë

Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit

Sot me fillim nga ora 13:00, në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të vazhdojë seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit. Në këtë rast...

Çikat e Bashkimit fitojnë në kryeqytet

Çikat e Bashkimit ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës me rezultat 74–45 (18:14, 27:9, 10:11, 19:11), raporton PrizrenPress. Pas një çereku të parë relativisht të...

Lajmet e Fundit