17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Piatek do të rikthehet në Serie A

Genoa ndodhet në situatë të vështirë në Serie A, renditet në vend të tretë nga fundi dhe do të luftojë fort për të siguruar qëndrimin në elitë. Skuadra ka nevojë për përforcime dhe presidenti Preziosi po tenton një rikthim të bujshëm.

PrimoCanale.it raporton se klubi më i vjetër italian po punon për rikthimin e Krzysztof Piatek. 25-vjeçari polak shpërtheu me Genoan dy sezone më parë, duke i bërë të gjithë për vete. 13 gola realizoi në 19 takime, shifra që ndikuan të transferohej te Milani janarin e vitit të kaluar.

Tani është pjesë e Hertha Berlin dhe Preziosi ka arritur një akord në parim me klubin gjerman. Akordi i rikthimit të Piatek pritet të mbyllet për një shumë prej 25 milion eurosh në total.

Hertha do të përfitojë 4 milion euro për huazimin deri në fund të sezonit. Nëse Genoa bën mirë dhe ia del të qëndrojnë në Serie A, atëherë do të jetë e detyruar të blejë kartonin e Piatek duke shtuar edhe 21 milion euro të tjera.

Më Shumë

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

Lajmet e Fundit