8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Pilotja vdes pas rrëzimit të avionit, para 16 vitesh burri i saj kishte vdekur në një aksident të tillë

Bashkë-pilotja që vdiq në Nepal si pasojë e aksidentit ajror, kishte humburr bashkëshortin e saj në një aksident avioni 16 vjet më parë.

 

Anju Khatiwada ishte bashkë-pilotuese e fluturimit 691 të Yeti Airlines kur u përplas në një grykë pranë qytetit turistik të Pokhara, aksident i cili la të vdekur të gjithë në bord.

Burri i saj Dipak Pokhrel kishte qenë gjithashtu bashkë-pilotues i një fluturimi të Yeti Airlines kur ai vdiq – dhe ishte vdekja e tij që e nxiti Anju të ndiqte një karrierë në aviacion, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

E shqetësuar nga humbja e bashkëshortit që e kishte përjetuar duke mbetur vetëm me fëmijën e tyre të vogël, pikëllimi i Anju u bë forca e saj motivuese.

“Ajo ishte një grua e vendosur që qëndroi për ëndrrat e saj dhe përmbushi ëndrrat e burrit të saj,” tha anëtari i familjes Santosh Sharma.

 

Më Shumë

I dënuari nga Suhareka gjendet pa shenja jete në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar mbrëmjen e së premtes brenda Burgut të Sigurisë së Lartë (BSL) në Gërdoc të Podujevës, ku...

Finalja e Kupës në Prizren?

Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll mund të mësojë shpejtë lokacionin e zhvillimit të saj. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, qyteti i Prizrenit mund ta...

Lajmet e Fundit