Pique: 85% e gjyqtarëve janë tifozë të Real Madrid

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, i cili po mungon që një kohë të gjatë ka rikujtuar kohën kur një gjyqtar spanjoll kishte thënë: “90 për qind e gjyqtarëve në Spanjë, janë tifozë të Real Madrid”.

“Një ish-gjyqtar e kishte thënë këtë. Si është e mundur që ata të mos marrin vendime pozitive karshi Real Madrid?”, ka thënë Pique, transmeton lajmi.net.

Ish-reprezentuesi spanjoll gjithashtu thotë se respekton vendimet e gjyqtarëve dhe beson se ka profesionalizëm, mirëpo gjithnjë duke thënë se vendimmarrja është kontraverse.

Veterani i Barcës me sa duket i referohet pretendimit të fundit të Iturralde Gonzalez se ‘90% e gjyqtarëve mbështesin Real Madrid ndërsa 10% e mbetur mbështesin Barca ‘./Lajmi.net/

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Lajmet e Fundit